Të pakënaqur me Macron, qytetarët francezë protestojnë për kostot e larta të jetesës

17 Tetor 2022 | 16:07

Me mijëra qytetarë francezë dolën në rrugët e Parisit duke brohoritur e duke denoncuar modelin e ri të jetesës, kostot e larta që po paguajnë për jetën e përditshme.

“Të gjitha shpenzimet ditore janë shumë të vështira. Edhe për shtresat e mesme. Më lejoni të jem i sinqertë, shumica e njerëzve duke filluar nga data 5 ose 10 e muajit mbarojnë me rrogën e tyre, nuk ka mbetur asgjë në llogarinë bankare. Ne jemi të detyruar të japim alarmin”, shprehet një prej tyre.

“Çmimi i nevojave bazë  – ushqime, perime, fruta – është rritur me rreth pesëdhjetë për qind. Dje isha në treg… kilogrami i rrushit tani është 6 apo 7 euro. Gjalpi kushton 3 € për 250 gr, është shumë reale’, thotë një tjetër..

Sindikatat thonë se 140,000 njerëz morën pjesë në një marshim të krijuar për të denoncuar koston e lartë të jetesës dhe atë që ata e përshkruajnë si “mosveprimin” e qeverisë franceze për klimën.

Dhe gjërat pothuajse dolën jashtë kontrollit kur policia u përpoq të pengonte demonstruesit të përfundonin marshimin.

Qeveria franceze këmbnëgnul se po merr masa për ta bërë jetën më të lehtë për qytetarët e saj. Por ata që protestojnë në rrugë nuk janë dakord me të.

Dhe u zotuan se do t’i rezistojë një kalendari ambicioz të reformave që përfshijnë rishikimin e diskutueshëm të sistemit të pensioneve .

Ata mund të kenë sukses pasi këtë të martë është parashikuar një grevë mbarëkombëtare në shumë sektorë.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Eurostat publikon shifrat, sa ishte numri i shqiptarëve të kthyer nga vendet e BE-së në tremujorin e parë të vitit

Mbi 2 mijë shtetas shqiptarë u kthyen nga vendet e Bashkimit Evropian gjatë tre muajve të parë të vitit 2026. Të dhënat e publikuara nga...
21:04 | 30/06/2026

Shembet ndërtesa 4-katëshe në Athinë, dyshohet për disa persona të bllokuar

Katër persona mbetën të bllokuar pasi një pallat katërkatësh u shemb sot në zonën e Petralona të Athinës, njoftoi brigada e zjarrfikësve. Sipas informacioneve të...
14:51 | 30/06/2026

BE-ja nis përgatitjet financiare për anëtarësimin e Malit të Zi

Komisioni Evropian miratoi një paketë financiare për Malin e Zi, me vlerë prej gati 3.2 miliardë eurosh. Së bashku me vendimin për nisjen e hartimit...
14:11 | 30/06/2026