Të paktën 10 të vrarë nga shpërthimi në një pikë karburanti në Jemen

12 Janar 2025 | 15:21

Një shpërthim sot në një pikë karburanti në provincën qendrore Al-Bayda të Jemenit vrau të paktën 10 persona dhe plagosi më shumë se 65, tha një zyrtar i qeverisë lokale.

Shpërthimi ka ndodhur në lagjen Zaher dhe ka shkaktuar zjarr në dy pika karburanti fqinje, si dhe në magazina komerciale aty pranë, raporton portali Yemen Online.

Pika e karburantit ka qenë plot me klientë në momentin e shpërthimit, sipas Porta l.

Autoritetet janë ende duke hetuar shkakun e shpërthimit, i cili ende nuk dihet.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Ish-presidenti Biden, libër biografik pas zgjedhjeve të mesmandatit

Ish-presidenti amerikan Joe Biden do të publikojë vjeshtën e ardhshme një libër biografik, ka njoftuar shtëpia botuese e kontraktuar. ““Promise Me, America” do të trajtojë...
21:53 | 15/07/2026

14-vjeçari akuzohet për planifikim të një sulmi terrorist ndaj dy xhamive në Londër

Një djalë 14-vjeçar është akuzuar për përgatitje të akteve terroriste, pasi dyshohet se planifikonte të sulmonte dy xhami në jug të Londrës, njoftoi të mërkurën...
21:35 | 15/07/2026

Deputetët francezë miratojnë ligjin për vdekjen e asistuar pas vitesh debate

Asambleja Kombëtare e Francës ka votuar këtë të mërkurë për të krijuar të drejtën për vdekje të asistuar. Deputetët votuan me 291 vota pro dhe...
20:43 | 15/07/2026