Të paktën 15 viktima pas sulmit në një shkollë fillore në Teksas

24 Maj 2022 | 23:02

14 nxënës dhe 1 mësues janë vrarë pas një sulmi në një shkollë fillore në Teksas të Shteteve të Bashkuara, raporton BBC.

Ngjarja ka ndodhur në Uvalde, 183 kilometra larg San Antonios,  në 11:32 të paradites sipas orës lokale.

Shkolla Robb Elementary School frekuentohet nga nxënës të moshës 8 deri në 11 vjeç.

Guvernatori i Teksasit, Greg Abbott, ka deklaruar se autori është Salvador Ramos, një 18-vjeçar i zonës.

Sipas deklaratës së Abott, Ramos ka braktisur automjetin me të cilin po udhëtonte dhe është futur në shkollë i armatosur. Autoritetet dyshojnë se 18-vjeçari ka përdorur një pistoletë dhe pushkë.

Drejtori i policisë Pete Arredondo ka dalë në një konferencë për shtyp ku ka konfirmuar se autori është vrarë dhe mendohet se ka vepruar i vetëm.

Një grua 66-vjeçare dhe një nxënëse 10 vjeç janë në gjendje kritike për jetën, tha drejtori i policisë.

Maji ka shënuar një sërë ngjarjesh të përgjakshme në Shtetet e Bashkuara ku vetëm dhjetë ditë më parë 10 persona humbën jetën dhe 3 u plagosën në Nju Jork në një akt që dyshohet se ishte një sulm kundër personave me ngjyrë.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vetëm 14 anije kaluan nëpër Ngushticën e Hormuzit në 24 orë

Vetëm 14 anije, gjysma e të cilave ishin tregtare dhe valëvitnin flamurin iranian, kaluan nëpër Ngushticën e Hormuzit të dielën, sipas kompanisë së gjurmimit të anijeve Kpler....
22:24 | 13/07/2026

Nga avionët ‘Rafale’ te sistemet SAMP/T, Macron zbardh armatimin e ri që do t’i dërgohet Kievit

Franca dhe Ukraina kanë arritur një “udhërrëfyes” që parashikon blerjen, në emër të Kievit, të 16 avionëve luftarakë Rafale dhe armatimit të tyre, me të...
21:57 | 13/07/2026

Vrasjet e Renee Good dhe Alex Pretti nga agjentët e ICE, zyrtarët e Trump dorëzojnë provat

Administrata e Presidentit të SHBA-së Donald Trump u ka dorëzuar prokurorëve të Minneapolis provat që kishte mbajtur të fshehura mbi vrasjet nga agjentët e imigracionit...
21:46 | 13/07/2026