Të paktën 32 të vdekur nga sulmet izraelite në Gaza, mes tyre gra dhe fëmijë

7 Prill 2025 | 08:43

Të paktën 32 persona, duke përfshirë më shumë se një duzinë gra dhe fëmijë, janë vrarë në sulmet izraelite në Rripin e Gazës, thanë zyrtarët palestinezë shëndetësorë.

Këto sulme vdekjeprurëse izraelite u kryen në një kohë kur kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu po udhëton për në Shtetet e Bashkuara për një takim me presidentin amerikan Donald Trump, raporton AP.

Izraeli theu armëpushimin me Hamasin muajin e kaluar dhe rimori territorin palestinez për t’i bërë presion Hamasit për të pranuar një marrëveshje të re armëpushimi dhe për të liruar pengjet e mbetura izraelitë.

Për më shumë se një muaj, Izraeli ka bllokuar importin e ushqimit, karburantit dhe nevojave të tjera në enklavën e pushtuar palestineze, e cila mbështetet shumë në ndihmën e huaj.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Studimi: Netët tropikale po na prishin cilësinë e gjumit dhe reduktojnë orët e tij

Ndryshimet klimatike po ndikojnë drejtpërdrejt edhe në gjumin e njerëzve. Një analizë e re zbulon se temperaturat e larta gjatë natës po i shkaktojnë botës...
21:40 | 16/07/2026

SHBA ul kohëzgjatjen e vizave për studentët dhe gazetarët e huaj

Administrata Trump ndërmori të enjten hapa për të kufizuar kohëzgjatjen e vizave për studentët e huaj, vizitorët e programeve të shkëmbimit kulturor dhe gazetarët. Rregullorja...
21:15 | 16/07/2026

Rritjet e çmimeve, Shtëpia e Bardhë: Është çrregullim i përkohshme në tregun e naftës

Shtëpia e Bardhë po i kundërshton shqetësimet se ripërtëritja e armiqësive me Iranin po shkakton sërish rritje të çmimeve të naftës dhe gazit. “Mund të...
20:39 | 16/07/2026