Të paktën 34 persona të vrarë në Gazë teksa rriten shpresat për armëpushim
Të paktën 34 persona janë vrarë në Gazë si pasojë e sulmeve izraelite, kanë bërë të ditur autoritetet shëndetësore të Gazës.
Sulmet është raportuar të kenë nisur të premten dhe kanë vazhduar në mëngjesin e së shtunës. Në mesin e të vrarëve janë 12 persona në stadiumin e qytetit të Gazës, ku po strehoheshin njerëzit, sipas stafit të spitalit Shifa.
Raportimet për sulmet vijnë teksa presidenti amerikan, Donald Trump ka thënë se marrëveshja për armëpushim mund të arrihet brenda javës tjetër.
Duke pranuar pyetje nga gazetarët në Zyrën Ovale të premten, presdidenti ka thënë se “po punojmë në Gazë dhe po përpiqemi të kujdesemi për të”.
Një zyrtar në dijeni me zhvillimet i ka thënë agjencisë së lajmeve Associated Press se ministri izraelit për Çështje Strategjike, Ron Dermer, do të arrijë të Uashington javën e ardhshme për të diskutuar armëpushimin në Gazë, situatën me Iranin dhe tema tjera.
Bisedimet janë ndalur dhe kanë vazhduar disa herë prej kur Izraeli ka thyer armëpushimin e fundit në mars dhe ka vazhduar fushatën ushtarake në Gazë, duke e përkeqësuar edhe më tej krizën humanitare.
Rreth 50 pengje vazhdojnë të jenë në Gazë, dhe më pak se gjysma e tyre besohet se janë gjallë. Ata janë pjesë e rreth 250 pengjeve që janë marrë nga Hamasi – grup palestinez i shpallur terrorist nga Shtetet e Bashkuara dhe fuqi tjera – në sulmin kundër Izraelit, më 7 tetor 2023, duke nxitur kështu luftën që vazhdon tash e 21 muaj.
Si pasojë e luftës janë vrarë mbi 56.000 palestinezë, sipas autoriteteve shëndetësore të Gazës. Prej tyre, shumica besohet se janë gra dhe fëmijë.
Shpresat për marrëveshje janë rritur me përfshirjen e Trumpit në këtë çështje.
Hamasi ka thënë se është i gatshëm t’i lirojë pengjet në këmbim të përfundimit të luftës në Gazë.
Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, ka thënë se do t’i japë fund luftës vetëm pasi të çarmatoset Hamasi, diçka që grupi e ka hedhur poshtë.
Ndërkohë, palestinezët e uritur janë duke jetuar në situatë të përshkruar si katastrofike.
Pas bllokimit të të gjitha ndihmave për dy muaj e gjysmë, Izraeli e ka lejuar një pjesë të vogël të ndihmave në territorin e Gazës në mesin e muajit maj.
LEXONI GJITHASHTU:
Bahreini intercepton disa sulme ajrore iraniane
Lëkundje të forta tërmeti në orët e para të mëngjesit në Turqi, sa ishte magnituda
Regjistër publik për autorët e dhunës në familje, Irlanda miraton legjislacionin
- 08:56 Bahreini intercepton disa sulme ajrore iraniane
- 08:47 Policia e Kosovës hedh poshtë akuzat e Dioqezës së Rashkës dhe Prizrenit për “presion ndaj serbëve”
- 08:34 Lëkundje të forta tërmeti në orët e para të mëngjesit në Turqi, sa ishte magnituda
- 08:26 37-vjeçari dhunon djalin e bashkëjetueses në Korçë, i riu me plagë në kokë. Policia jep detajet (VIDEO)
- 08:19 Deklarata e ministres serbe, Konjufca letër Kallas. Kërkon takim ose bisedë telefonike për të diskutuar çështjen
- 08:08 Plagoset me armë 50-vjeçari në Sarandë, në gjendje të rëndë në spital. Policia jep detajet (EMRI+FOTO)