Të paktën katër të vrarë nga konflikti me armë në Cetinje, thotë policia

1 Janar 2025 | 21:57

Të paktën katër persona janë vrarë në një bar në Bajicë në paralagjet e Cetnijes së Malit të Zi në pasditen e 1 janarit, ka konfirmuar policia.

Disa media lokale po raportojnë se numri i të vrarëve ka shkuar në shtatë.

Tre burra dhe një grua janë dërguar në Qendrën Klinike të Podgoricës, dhe jeta e tyre është në rrezik për jetë, ka thënë drejtori i spitalit, Aleksandar Radoviç.

Kryeministri malazez, Millojko Spajiç është parë jashtë spitalit, dhe e ka përshkruar rastin si tragjedi të tmerrshme, dhe që të gjitha forcat policore janë angazhuar në kërkim të vrasësit.

Autoritetet nuk kanë dhënë hollësi për motivet e mundshme të vrasjeve.

Policia është në kërkim të Aco Martinoviçit, i cili është i dyshuar për vrasje dhe plagosje në Cetinje.

Sipas deklaratës së Policisë, në mesin e të vrarëve janë disa anëtarë të familjes së Martinoviqit, i cili është larguar nga lokali i armatosur.

Policia u ka bërë thirrje banorëve të Cetinjes që të qëndrojnë në ambiente të brendshme.

Qyteza e Cetinjes është rreth 30 kilometra larg Podgoricës.

Qeveria e Malit të Zi i ka shpallur tri ditë zie, më 2,3 dhe 4 janar, për shkak të këtij rasti.

Koncertet për shënim të Vitit të Ri janë anuluar në Podgoricë, Budvë dhe Kotor, ndërsa kryeministri Spajiç u ka bërë thirrje edhe komunave tjera që t’i anulojnë organizimet e jashtme.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së

Pas tubimit përballë kryeministrisë qytetarë u mblodhën fillimisht para selisë së Partisë Socialiste dhe më pas u drejtuan edhe pranë selisë së Partisë Demokratike. Protestuesit...
23:07 | 03/06/2026

Rama për median ndërkombëtare: Shqipëria nën sulm nga armiqtë dhe në luftë hibride

Kryeministri Edi Rama këtë të mërkurë ka zhvilluar një intervistë për CNN ku ka folur lidhur me protestat që po zhvillohen kundër ndërtimit në Zvërnec....
21:35 | 03/06/2026

Dita e katër e protestës kundër projektit në Zvërnec, përplasje mes policisë dhe protestuesve

Dita e katërt e protestës kundër projektit në Zvërnec ka nisur këtë të mërkurë me tensione. Situata është përshkallëzuar kur protestuesit janë hasur me kordonin...
18:47 | 03/06/2026