Të parafundit në rajon, rritja ekonomike ngadalësohet në tremujorin e dytë të vitit
Rritja ekonomike në tremujorin e dytë të këtij viti është poshtë parashikimit të BERZH-it për 2022-shin.
BERZH uli në 3 për qind rritjen e ekonomike të rajonit dhe po kaq është parashikimi edhe për ekonominë shqiptare. Mali i Zi dhe Kosova parashikohen me rritjen më të lartë me 4.7 dhe 4 për qind.
Poshtë Shqipërisë janë Bosnja dhe Maqedonia e Veriut, me 2.3 për qind. Që të dyja këto vende janë më të ekspozuara sa i përket krizës së energjisë dhe të kërcënuara nga destabiliteti politik. Shqipërinë nga ana tjetër po e penalizon ngadalësimi i aktivitetit të ndërtimit dhe atij të industrisë. Ndërtimi ishte njëri nga sektorët që mbajtën ekonominë gjatë dy viteve të pandemisë. Por, të dhënat e fundit të INSTAT tregojnë rënie të aktivitetit ekonomik, pas bumit në kuadër të procesit të rindërtimit dhe rekordit të lejeve të dhëna gjatë vitit 2021.
Në tremujorin e dytë të këtij viti, ndërtimi dhe industria ranë me 0.5 për qind, ndërsa rritja e përgjithshme ekonomike për këtë periudhë ishte vetëm 2.3 për qind, 0.7 për qind më pak se parashikimi i BERZH.
LEXONI GJITHASHTU:
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta