Të përfshirë në kontrabandim të emigrantëve, aktakuzë ndaj 27 personave në Kosovë
Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur aktakuzë ndaj 27 personave për shkak se ishin marrë me kontrabandim të emigrantëve.
Sipas njoftimit, të 27 të pandehurit kishin bashkëpunuar për të kontrabanduar më shumë se 700 persona, kryesisht sirianë, nga Shqipëria për në Kosovë.
Më pas, sipas Prokurorisë Speciale, të pandehurit u kishin mundësuar emigrantëve kalimin e tyre në Serbi, pasi ata synonin shkuarjen në shtetet evropiane, shkruan REL.
Që nga viti 2015, shtetet e Ballkanit Perëndimor janë shndërruar në qendër transiti për personat që ikin nga Lindja e Mesme dhe Afrika dhe që synojnë të arrijnë në shtetet e Bashkimit Evropian.
Kosova ka qendra për pranimin e emigrantëve, por shumica e tyre e përdorin këtë shtet si transit për në BE.
LEXONI GJITHASHTU:
“Pres më shumë nga Shqipëria”, Ministri Sveçla i ashpër me Tiranën zyrtare për qëndrimin ndaj
“Do bënte spastrim etnik në Kosovë”, Sveçla: Daçiç dhe Vuçiç pasardhës të Millosheviçit
Abdixhiku pranon Kuvendin e jashtëzakonshëm për shkarkimin e tij, ndërpret negociatat me Kurtin
- 22:28 Një i paraburgosur mbërrin pa shenja jete në spitalin e Vlorës
- 22:26 Anthony Gordon shënon ndaj Argjentinës, Anglia kalon në avantazh në gjysmëfinalen e Kupës së Botës
- 22:08 “Pres më shumë nga Shqipëria”, Ministri Sveçla i ashpër me Tiranën zyrtare për qëndrimin ndaj
- 22:07 “Do bënte spastrim etnik në Kosovë”, Sveçla: Daçiç dhe Vuçiç pasardhës të Millosheviçit
- 21:56 Debati Gjiknuri-Manja në Komisionin e Ligjeve, Klosi komenton në Euronews Albania nëse ka një “krisje” në PS
- 21:53 Ish-presidenti Biden, libër biografik pas zgjedhjeve të mesmandatit