“Të përshpejtohen negociatat me Rusinë”, Zelensky propozon një fazë të re bisedimesh
Ukraina propozon një fazë të re bisedimesh me Rusinë, Zelensky: “Ritmi i negociatave duhet të përshpejtohet”
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka deklaruar të shtunën se Kievi i ka propozuar Moskës zhvillimin e një faze të re bisedimesh për paqe javën e ardhshme, pas ndërprerjes së negociatave në fillim të qershorit.
Gjatë dy takimeve të mëparshme në Stamboll, palët nuk arritën një marrëveshje për armëpushim. Megjithatë, bisedimet sollën rezultate të pjesshme, si shkëmbime të një numri të konsiderueshëm të të burgosurve dhe marrëveshje për kthimin e ushtarëve të rënë në luftë.
“Sekretari i Këshillit të Sigurisë, Rustem Umerov, raportoi se ka propozuar një takim tjetër me palën ruse për javën e ardhshme”, u shpreh Zelensky në fjalimin e tij mbrëmjen e së shtunës. “Ritmi i negociatave duhet të përshpejtohet”, shtoi ai.
Kjo deklaratë e Presidentit Zelensky u bë vetëm disa orë pasi Ukraina u godit nga një valë e re bombardimesh ajrore ruse, gjatë natës të së premtes dhe të së shtunës, duke shkaktuar vdekjen e të paktën tre personave dhe djegien e disa ndërtesave.
Zelenksy përsëriti gjithashtu gatishmërinë e tij për t’u takuar ballë për ballë me presidentin Vladimir Putinin. “Një takim udhëheqësish është i nevojshëm për të siguruar vërtet paqen,” tha ai.
Ndërkohë, Rusia po vazhdon ofensivën e saj intensive në lindje të Ukrainës, veçanërisht në rajonin e Donetskut. Moska ka shprehur gatishmërinë për rifillimin e bisedimeve, por nuk ka tërhequr kërkesat e saj maksimale për përfundimin e luftës.
Gjatë kësaj jave, Presidenti Donald Trump tha se SHBA-të do të dërgonin “armë të nivelit të lartë” në Ukrainë nëpërmjet vendeve të NATO-s, ndërsa “kërcënoi” gjithashtu Rusinë me tarifa të ashpra për t’i dhënë fund luftës brenda 50 ditëve.
Nga ana tjetër, Kremlini ka sinjalizuar këtë muaj se është i hapur për të vazhduar bisedimet, pas paralajmërimit të Presidentit amerikan Donald Trump.
Irani u kërkon rebelëve Huthi të mbyllin rrugën e naftës në Detin e Kuq nëse SHBA godet rrjetin iranian të energjisë
Gjykata e Moskës hedh poshtë apelin e Euroclear për asetet e ngrira
India urdhëron ndalimin e marinarëve indianë që të udhëtojnë drejt Hormuzit, shkak situata rajonale
- 16:56 Deklarata e ministres serbe, reagon eurodeputeti çek. Kërkon përjashtimin e Serbisë nga negociatat me BE-në
- 16:29 Irani u kërkon rebelëve Huthi të mbyllin rrugën e naftës në Detin e Kuq nëse SHBA godet rrjetin iranian të energjisë
- 16:24 Gjykata e Moskës hedh poshtë apelin e Euroclear për asetet e ngrira
- 16:12 India urdhëron ndalimin e marinarëve indianë që të udhëtojnë drejt Hormuzit, shkak situata rajonale
- 16:06 Gjykata merre vendimin, gruaja e kryeministrit spanjoll do të dalë në gjyq për akuzat për përvetësim fondesh
- 15:56 Ligji për mafian, u jep familjeve italiane të drejtën të ‘çlirohen’ nga jeta e krimit