Të premten Putin në Kinë, pritet të nënshkruhen 15 marrëveshje

3 Shkurt 2022 | 12:55

Të premten, presidenti rus Vladimir Putin do të takohet me homologun kinez Xi Jinping.  Ky takim vjen në një kohë kur raport me Perëndimin dhe SHBA-në janë të tensionuara.

Dy krerët e shteteve do të diskutojnë për të arritur një bashkëpunim më të madh ekonomik, sidomos në fushën e gazit natyror. Ata pritet të nënshkruajnë 15 marrëveshje.

Zyrtarët e lartë rusë nënvizojnë  se po ndërmerren përpjekje serioze për të krijuar një infrastrukturë të përbashkët financiare që do të ishte rezistente ndaj sanksioneve.

Ndër të tjera po shqyrtohet mundësia e ndërtimit të një gazsjellësi të ri përmes Mongolisë nga Rusia në Kinë.

Tregu kinez i gazit është më premtuesi dhe me rritjen më të shpejtë në botë.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM

Ministri i Jashtëm i Italisë Antonio Tajani tha të martën se Shtetet e Bashkuara janë vendi i pozicionuar më së miri për të ushtruar presion...
22:35 | 03/06/2026

SHBA tërheq trupat nga Lituania

Shtetet e Bashkuara kanë nisur tërheqjen e më shumë se 1 mijë ushtarëve amerikanë dhe pajisjeve ushtarake nga Lituania pas përfundimit të një periudhe dislokimi...
22:33 | 03/06/2026

Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta

Irani thotë se marina e saj shënjestroi një anije detare amerikane që strehonte një “qendër komande dhe kontrolli” ndërsa ajo po i afrohej ujërave territoriale...
22:27 | 03/06/2026