Të prodhohet bukë apo të rritet çmimi? Sipërmarrësit: Të ulet TVSH-ja, s’kemi fitim
Avni Nela prej më shumë se 20 vitesh zotëron furra buke. Në gjithë këto vite punë thotë se nuk e kishte menduar ndonjëherë se do të ishte në mëdyshje nëse duhet të prodhojë apo jo më bukë.
“Kemi punuar me një miell kur ishte 45 lekë dhe tani mielli është 80 lekë. Kemi punuar me një letër buke që i japim konsumatorit 160 lekë sot është 330 lekë. Vaji, kripa, dhe kartopecat janë rritur. Çfarë mund të bëjmë ne në këtë situatë, çfarë mund të shesim? – thotë Nela.
Jo vetëm ai por dhe sipërmarrës të tjerë na thotë se janë në të njëjtën situatë. Ka vetëm një zgjidhje për të mbajtur ende hapur furrat e bukës.
“Të paktën shteti të ulë TVSH-në. Gjithë rajoni e ka me 6%, 7%. Jemi të zhytur në banka me kredi. Ose nuk duhet të prodhojmë, ose të rrisim çmimin”, shprehet sipërmarrësi.
Për qytetarët rritja e çmimit të bukës do të ndikojë në ekonominë e tyre.
“Të ulet jo të rritet. Ka dhe 160 lekë dhe 140. Ne e blejmë 140 lekë. Çfarë do bëjmë, të bëjë shteti qeveria. Do ta bëjmë vetë ne në qytet, do ta bëjmë, do gjejmë sobën, drutë. Rrogat në Shqipëri janë shumë të ulëta, çmimet janë shumë të larta”, thotë një qytetare.
Prodhuesit paralajmërojnë se shtimi i kostove do të rrisë edhe më shumë mbylljen e furrave dhe për këtë arsye kërkojnë që për kompanitë ushqimore të bëhen ndërhyrje të përkohshme te TVSH, taksat apo tarifat e tjera.
LEXONI GJITHASHTU:
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta