Të rinjtë e rafting-ut shoqërohen nga policia, ndërpritet misioni humanitar në Berat

22 Nëntor 2025 | 18:01

Një grup të rinjsh, të gjithë me guida të certifikuara në rafting, ndërmorën një nismë solidariteti për të ardhur në ndihmë familjeve të prekura nga prurjet e larta të lumit Osum, pas reshjeve të dendura të ditëve të fundit.

Me varkat e tyre, ata u futën në rrjedhën e lumit, duke monitoruar situatën nga afër dhe duke ofruar ndihmën e parë në rast nevoje.

Megjithatë, ky mision humanitar nuk u prit mirë nga strukturat e rendit. Të rinjtë u shoqëruan në ambientet e Drejtorisë Vendore të Policisë Berat, me pretendimin se kishin shkelur rregullat e sigurisë dhe nuk kishin marrë autorizim për hyrjen në rrjedhën e lumit në kushte të rrezikshme.

Aktualisht, pesë të rinj, së bashku me gazetarin Grisel Zenuni, i cili po raportonte mbi këtë iniciativë, mbahen prej disa orësh në ambientet e Komisariatit të Policisë.

Ata pretendojnë se nuk janë njoftuar më parë për ndalimin e lundrimit në Osum dhe e konsiderojnë këtë veprim të papritur.

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026