Të shijosh kinemanë edhe online, tre filma evropianë në garë për të fituar çmimin Lux Audience

12 Janar 2021 | 10:09

Çmimi Lux Audience është një çmim i ri i krijuar bashkërisht nga Parlamenti Evropian dhe Akademia Evropiane e Filmit që bashkon profesionistë të filmit në Evropë.

Një juri e pavarur me rreth 20 profesionistë kanë detyrën e vështirë të zgjedhin tre filmat më të mirë të publikuar në vitin 2020, të cilët i nënshtrohen votimit nga publiku dhe anëtarët e Parlamentit Evropian.

 “Është shumë e vështirë të zgjedhësh vetëm tre filma sepse ka shumë filma të mirë evropianë dhe ishte një diskutim i madh midis të gjithë anëtarëve të panelit përzgjedhës, por le ta shohim kështu, nëse është e vështirë, do të thotë që ka shumë filma të mirë, kështu që është më mirë por në fund të ditës, kemi  përfunduar me tre tituj që përfaqësojnë shumëllojshmërinë e kinemasë evropiane,” – tregoi Mira Staleva, anëtare e panelit përzgjedhës të çmimit Lux.

Tre filma që duhen parë janë  Kolektiv, një dokumentar i fuqishëm rumun hulumtues dhe politik.

Një tjetër titullohet Raund, një komedi e hidhur daneze për dashurinë dhe alkoolin dhe së fundmi Corpus Christi, një portret madhështor i një të riu polak në një kërkim ekzistencial dhe shpirtëror.

Filmat janë përkthyer në 24 gjuhët e Bashkimit Evropian por do të jenë në dispozicion vetëm online për momentin, për shkak të pandemisë.

 “Është një kohë dramatike për industrinë e filmit, por në të njëjtën kohë, le të përdorim plusin që pandemia sjell, do të thotë që publiku mund të shikojë në internet kaq shumë gjëra. Kinemaja është një tempull, kështu që unë jam duke pritur për kohën kur do të mundemi të gjithë të takohemi në kinema dhe ndajmë emocionet por derisa ky moment të kthehet në jetën tonë, le ta shikojmë këtë zgjedhje të bukur në internet. Shikoji ata, voto për ta, mos u ndiej keq, kjo është kinemaja evropiane në rastin më të mirë,” – u shpreh Staleva.

Ju mund të kërkoni në faqen e internetit të LuxAward listën për çdo vend  në Evropë për vetëm pak euro dhe mos harroni të votoni kur të keni parë të tre filmat.

 

Lexoni gjithashtu: 

Të largosh shpirtin e keq, krijimi i maskave Kukeri, tradita vijon mes kufizimesh në Bullgari

Tetë gorilla në kopshtin zoologjik të San Diegos infektohen me coronavirus

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Kolona zanore e filmit “Odisea” nga Nolan u frymëzua nga polifonia shqiptare! Kompozitori regjistroi barinjtë e Jugut në orën 4 të mëngjesit

Një pjesë e shpirtit të Shqipërisë do të dëgjohet në një nga filmat më të shumëpritur të viteve të fundit. Kompozitori fitues i çmimit Oscar,...
15:44 | 15/07/2026

Simfonia e 9-të e Beethovenit, kryevepra e muzikës klasike ngjitet në skenën e TKOB

Një nga kryeveprat botërore më ndikim në histori të muzikës klasike, Simfonia e 9-të e Beethovenit, do të ngjitet në skenën shqiptare të Teatrit Kombëtar...
19:18 | 14/07/2026

Ndahet nga jeta ikona e humorit Todi Llupi

Arti dhe kultura fierake kanë humbur një nga figurat e tyre më të dashura. Është ndarë nga jeta aktori dhe humoristi i njohur Todi Llupi,...
10:33 | 14/07/2026