Të shtëna makinës në Elbasan, dyshohet se fshihej i shumëkërkuari
Një makinë në lëvizje është qëlluar me armë të martën pasdite në Elbasan.
Burime shumë të sigurta pranë Policisë së Shtetit bënë me dije për Euronews Albania se ndonëse nuk ka ende një informacion zyrtar, ka dyshime se brenda makinës udhëtonte i shumëkërkuari Talo Çela.
Këto dyshime vijnë prej mekanizmit të përdorur dhe zonës ku ka ndodhur ngjarja, ku ka pasur dhe shumë atentate të tjera.
Policia njoftoi se personat që ndodheshin brenda janë larguar. BMW-ja rezulton me targa të vjedhura në Durrës në prill të vitit 2021.
Forcat RENEA i janë bashkuar policisë së Elbasanit. Brenda BMW-së janë gjetur 5 litra benzinë dhe një kallashnikov.
Burime nga policia konfirmojnë se makina është qëlluar rreth 20 herë, nga një mjet tjetër në lëvizje.
Talo Çela akuzohet për 5 vrasje. Ai është personi më i kërkuar aktualisht nga policia dhe është në arrati.
LEXONI GJITHASHTU:
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta