Një i vrarë nga të shtënat me armë në autostradën Tiranë-Durrës

3 Prill 2022 | 22:42

Iljaz Cali është vrarë gjatë mbrëmjes së të dielës në autostradën Tiranë-Durrës.

37-vjeçari, banues në Rinas të Ri, është qëlluar me armë zjarri teksa ishte duke drejtuar makinën tip ‘Land Rover’, të cilën e kishte marrë me qira.

Burime nga policia konfirmuan për Euronews Albania se mjeti është shitur nga Hekuran Xhixha në një qendër në Rinas ku jepen automjete me qira.

Aktualisht po hetohet nëse Cali ka qenë vetëm apo jo, pasi dera e pasagjerit është gjetur hapur dhe ka dyshime se mund të ketë qenë i shoqëruar. Në momentin e atentatit ndriçimi i autostradës ka qenë i fikur, ndërsa zona nuk monitorohet nga kamera sigurie.

Për shkak të ngjarjes, lëvizja e automjeteve është devijuar në rrugën dytësore të autostradës Tiranë-Durrës.

Ndërkohë policia ka ngritur postblloqe në disa rrugë për kapjen e autorëve.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026