Të shtëna me armë zjarri në Dukagjin, vritet një person. Detajet e para
Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar pasditen e kësaj të shtunë në Dukagjin. Fatkeqësisht nga të shtënat ka humbur jetën një person. Policia gjithashtu ka dalë me njoftim ku ka bërë me dije detajet e para.
Mësohet se viktima me inicialet A.K. është gjetur i pajetë në mjetin e tij pasditen e sotme rreth orës 19:00 në aksin Prekal-Kir. Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve të kësaj ngjarjeje të rëndë dhe identifikimin e autorit ose autorëve.
Njoftimi i policisë:
Shkodër/Informacion paraprak. Rreth orës 19:00, në aksin rrugor Prekal–Kir, është gjetur në automjet, i dyshuar i vrarë me armë zjarri, shtetasi A. K.
Menjëherë pas marrjes së njoftimit, shërbimet e Policisë kanë shkuar në vendngjarje dhe vijojnë kontrollet intensive në zonë për lokalizimin dhe kapjen e autorit/ve.
Ndërkohë, është ngritur një grup i posaçëm hetimor dhe nën drejtimin e Prokurorisë, po punohet intensivisht për fiksimin dhe administrimin e çdo prove që do t’i shërbejë hetimit, me qëllim zbardhjen e plotë të ngjarjes, dokumentimin ligjor të saj, si dhe identifikimin dhe kapjen e autorit/autorëve.
42 ditë protestë sot, qytetarët mbajnë fjalimet para Kryeministrisë
U gjet i vrarë në aksin rrugor Prekal-Kir, identifikohet viktima. Shkak dyshohet gjakmarrja (EMRI)
Aksident i rëndë në aksin Elbasan–Peqin, pesë të plagosur, dy në gjendje kritike (PAMJE)
- 20:16 42 ditë protestë sot, qytetarët mbajnë fjalimet para Kryeministrisë
- 20:15 U gjet i vrarë në aksin rrugor Prekal-Kir, identifikohet viktima. Shkak dyshohet gjakmarrja (EMRI)
- 19:52 Aksident i rëndë në aksin Elbasan–Peqin, pesë të plagosur, dy në gjendje kritike (PAMJE)
- 19:23 Araghchi takim me ministrin e jashtëm të Omanit, në fokus Ngushtica e Hormuzit dhe zgjidhja e tensioneve me SHBA
- 19:13 Kolonja, destinacioni i të huajve, ushqimi dhe natyra ‘magnet’ për ta
- 19:12 Pse Evropa i tha jo Serbisë? Bytyçi jep arsyet e refuzimit për anëtarësim në BE