Të shtëna me armë zjarri në SHBA: Qëllohet aleati i Trump

10 Shtator 2025 | 21:19

Një incident i rëndë me armë zjarri është raportuar në Universitetin Utah Valley në Orem, Utah, gjatë një aktiviteti me pjesëmarrjen e aktivistit konservator amerikan Charlie Kirk.

Sipas policisë së kampusit, ngjarja ndodhi gjatë një tubimi të organizuar me Kirk, ndërsa FBI-ja ka konfirmuar se po “monitoron nga afër” situatën.

Drejtori i FBI-së, Kash Patel, reagoi në platformën X, duke shkruar:

“Mendimet tona janë me Charlien, të dashurit e tij dhe të gjithë të prekurit. Agjentët do të jenë në vendngjarje shpejt dhe FBI-ja mbështet plotësisht reagimin dhe hetimin në vazhdim.”

Charlie Kirk është një aktivist dhe komentator konservator amerikan. Ai është themelues, CEO dhe drejtues ekzekutiv i organizatës Turning Point USA (TPUSA), një grup i fokusuar te të rinjtë dhe politikat konservatore në universitete dhe shkolla të larta.  Kirk po zhvillonte një event në Utah Valley University në Orem, Utah, si pjesë e turneut të tij “American Comeback Tour”. Aty ai qëndronte prapa një stendi “Prove Me Wrong” ku shpesh bënte debate me studentët

Kirk është gjithashtu një mbështetës i fuqishëm i Presidentit Donald Trump.

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Një i paraburgosur mbërrin pa shenja jete në spitalin e Vlorës

Një i paraburgosur në Institucionin e Paraburgimit të Vlorës ka mbërritur pa shenja jete në spital. Sipas informacioneve paraprake, ai është ndjerë keq brenda ambienteve...
22:28 | 15/07/2026

Nis të zbatohet amnistia penale për 1300 të burgosur, lirohen 541 të parët

Ka nisur këtë të mërkurë zbatimi i ligjit për amnistinë penale në të gjitha institucionet e ekzekutimit të vendimeve penale në vend, duke sjellë lirimin...
21:40 | 15/07/2026

E rëndë në Vlorë, makina e Policisë Bashkiake përplas një fëmijë

Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur në Vlorë teksa një makinë e Policisë Bashkiake ka përplasur një fëmijë. Burime bëjnë me dije se...
20:52 | 15/07/2026