Të shtëna me armë zjarri pas konfliktit mes disa personave në Tiranë

24 Qershor 2025 | 11:35

Një konflikt mes disa personave në kryeqytet ka përfunduar me përdorimin  e armëve të zjarrit.

Policia bëri me dije përmes një njoftimi për mediat se rreth orës 11:10, në Institut, dyshohet se gjatë një konflikti për motive të dobëta është qëlluar me armë zjarri në ajër.

Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe kanë shoqëruar për veprime të mëtejshme shtetasin Y. C, i dyshuar i përfshirë në konflikt.

Gjatë kontrollit fizik këtij shtetasi i është gjetur një armë zjarri pistoletë. Aktualisht, nuk ka të dhëna për persona të dëmtuar/lënduar.

Punohet për identifikimin e kapjen e shtetasve të tjerë të përfshirë në konflikt dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mbi 40 gradë celsius, korriku mbyllet me ditë të nxehta e temperatura ekstreme

Meteorologu Hakil Osmani në një lidhje live për Euronews Albania ka dhënë jep një pasqyrë të detajuar të situatës së motit dhe temperaturave ekstreme që...
11:05 | 18/07/2026

Shisnin veshje dhe aksesorë të markave luksoze të kontrabanduara, procedohen 9 administratorë në Tiranë

Nëntë persona janë proceduar penalisht nga policia në Tiranë gjatë një operacioni të quajtur “Illegal trade”. Të proceduarit mësohet se janë administrator ose përfaqësues të...
10:35 | 18/07/2026

U kap duke transportuar një emigrant drejt Shkodrës, arrestohet 34-vjeçari egjiptian

Një egjiptian është vënë në pranga nga policia në Tiranë. Policia bën me dije se arrestimi i tij ka ardhur pasi ai dyshohet se organizonte...
10:19 | 18/07/2026