EMRI/ Të shtëna me armë zjarri në Shkodër, plagoset një 45-vjeçar

5 Mars 2026 | 21:29

Të shtënat me armë zjarri u regjistruan mbrëmjen e së enjtes në Shkodër, pranë urës Dervish Beg.

Sipas informacioneve paraprake, një person i moshës 45-vjeçare ka mbetur i plagosur në këmbë. Policia njofton se 45-vjeçari Genc Hoxha, është plagosur nga shtetasi Izvi Gucia, i cili dyshohet se ta ketë qëlluar me armë zjarri pranë një servisi në vendin e quajtur Ura Dervish Beg. Policia ka mbërritur menjëherë në vendin e ngjarjes dhe po kryen hetimet për të sqaruar rrethanat e incidentit.

Njoftimi i policisë

“Rreth orës 21:10, në vendin e quajtur Ura Dervish Beg, në rrugë në afërsi të një ambienti servis, dyshohet se shtetasi I. G. ka qëlluar me armë zjarri dhe si pasojë, është plagosur shtetasi G. H., 45 vjeç, i cili ka marre demtime ne kembe dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën. Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe janë vënë në ndjekje të autorit. Ndërkaq, grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes”, thuhet në njoftim.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Si ikën Rama? Xhafo zbulon 2 mënyrat dhe bën llogarinë e mandateve…

Gazetari Endri Xhafo i ftuar këtë të enjte në “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur mbi mënyrat se si kryeministri Edi Rama...
22:22 | 16/07/2026

“Drafti i Spiropalit”, Manjani: Nuk është projekt politik

Juristi Ylli Manjani këtë të enjte i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me mocionin e dorëzuar në...
21:51 | 16/07/2026

Dita e 47-të, qytetarët njoftojnë protestë para Parlamentit më 23 korrik. Nisin marshimin në rrugët e Tiranës

Protesta e aktivistëve dhe qytetarëve në Tiranë ka hyrë në ditën e saj të 47-të. Pas qëndrimit para Kryeministrisë, ka nisur marshimi në rrugët e...
21:26 | 16/07/2026