Të shtënat në darkën e Trump, reagon Kallas: Dhuna politike nuk ka vend në një demokraci
Shefja e politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Kaja Kallas përmes një postimi në “X” ka reaguar lidhur me të shtënat e regjistruara gjatë darkës së Shoqatës së Korrespondentëve të Shtëpisë së Bardhë në hotelin Washington Hilton. Kallas shkruan se dhuna politike nuk ka vend në një demokraci.
Ajo shtoi se ngjarjet që synonjnë të nderojnë shtypin e lirë nuk duhet të bëhet kurrë një skenë frike.
“E lehtësuar që të gjithë pjesëmarrësit, përfshirë Presidentin Trump, janë të sigurt pas të shtënave në Darkën e Korrespondentëve të Shtëpisë së Bardhë. Dhuna politike nuk ka vend në një demokraci. Një ngjarje që synon të nderojë një shtyp të lirë nuk duhet të bëhet kurrë një skenë frike. I uroj oficerit të plagosur shërim të shpejtë”, shkruan Kallas.
Të shtëna me armë zjarri u regjistuar në darkën vjetore të Shoqatës së Korrespondentëve të Shtëpisë së Bardhë. Darka sapo kishte filluar kur një rrëmujë e madhe u dëgjua në hyrje të sallës.
Të pranishmit menjëherë u shtrinë në dysheme. Presidenti dhe zonja e parë Melania Trump, të cilët ishin ulur në tryezën qendrore në një vend të ngritur përballë mysafirëve, u larguan nga rojet e sigurisë.
Agjentët e shërbimit sekret hynë në dhomë të armatosur rëndë. Forcat e sigurisë më pas urdhëruan mysafirët, gazetarë, ministra, politikanë dhe personalitete të ndryshme, të largoheshin nga salla e madhe që ndodhej në bodrumin e parë të hotelit. Autori i ngjarjes menjëherë u arrestua ndërsa vijonë hetimet.
Atentati ndaj Donald Trump në 2024! Publikohet raporti që zbulon dështimet operacionale nga Shërbimi Sekret
U rrëmbye nga persona të armatosur në qershor, gjendet e vdekur gazetarja në Meksikë
Zjarr masiv në Costa Brava të Spanjës, izolohen mbi 10 komunitete turistike
- 22:26 Sagnol: Michael Olise është futbollisti më i mirë në botë, meriton “Topin e Artë”
- 22:24 Çollaku komenton Kuvendin Kombëtar të protestës: Është kurth për ta shuar
- 22:23 Zvicra kalon në 1/8 e finales, mposht bindshëm Algjerinë me dy gola në Vancouver
- 22:23 E pabesueshme! Prekja e topit me flokë i mohoi Kroacisë barazimin ndaj Portugalisë
- 22:17 Harry Kane thyen rekorde, por jo tregun: pse një nga futbollistët më të mëdhenj të botës nuk është një supermarkë?
- 22:15 Atentati ndaj Donald Trump në 2024! Publikohet raporti që zbulon dështimet operacionale nga Shërbimi Sekret