Të shtënat në darkën e Trump, reagon kryeministri Rama

Dëgjoni lajmin
0:00 / 0:00
26 Prill 2026 | 10:18

Kryeministri Edi Rama përmes një postimi në “X” ka reaguar lidhur me të shtënat e regjistruara gjatë darkës së Shoqatës së Korrespondentëve të Shtëpisë së Bardhë në hotelin Washington Hilton. Rama shkruan se ky sulm godet lirinë dhe mënyrën demokratike të jetesës kudo.

Ndër të tjera, ai dënoi sulmin teksa theksoi se ndihet i lehtësuar se të gjithë të pranishmit që ishin në darkë janë mirë.

“Shqetësuese të marr lajmin për sulmin e dhunshëm të një personi të armatosur në një hotel në Uashington, DC, gjatë një eventi presidencial me gazetarë. Një sulm si ky godet lirinë dhe mënyrën tonë demokratike të jetesës kudo. E dënoj me forcë. Ndihem i lehtësuar që Donald Trump dhe të gjithë të pranishmit janë shëndoshë e mirë.

Të shtënat me armë zjarri u regjistuar në darkën vjetore të Shoqatës së Korrespondentëve të Shtëpisë së Bardhë. Darka sapo kishte filluar kur një rrëmujë e madhe u dëgjua në hyrje të sallës.

Të pranishmit menjëherë u shtrinë në dysheme. Presidenti dhe zonja e parë Melania Trump, të cilët ishin ulur në tryezën qendrore në një vend të ngritur përballë mysafirëve, u larguan nga rojet e sigurisë.

Agjentët e shërbimit sekret hynë në dhomë të armatosur rëndë. Forcat e sigurisë më pas urdhëruan mysafirët, gazetarë, ministra, politikanë dhe personalitete të ndryshme, të largoheshin nga salla e madhe që ndodhej në bodrumin e parë të hotelit. Autori i dyshuar u arrestua menjëherë ndërsa hetimet mbi ngjarjen vijojnë.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Amnistia Penale, 60 të dënuar lirohen nga burgu i Drenovës

Këtë të mërkurë nga institucioni i vuajtjes së dënimit të Drenovës lënë qelitë e këtij burgu 60 persona të dënuar për vepra penale të ndryshme...
08:14 | 15/07/2026

Aksident i rëndë në aksin Vranisht-Vlorë, makina përplas për vdekje 80-vjeçaren

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në aksin rrugor Vranisht-Vlorë. Sipas raportimeve të policisë, drejtuesi i automjetit, A. Ll.,...
07:19 | 15/07/2026

“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor

Gazetari Bledian Koka i ftuar këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me sistemin arsimor në vend....
22:04 | 14/07/2026