Të shtënat në Kurbin, reagon policia: Identifikohen autorët, vijojnë kontrollet për kapjen e tyre
Policia ka dalë me një njoftim lidhur me të shtënat e regjistruara në qytetin e Laçit. Në njoftim bëhet me dije se rreth orës 18:55 në afërsi të hyrjes së qytetit të Laçit është qëlluar me armë zjarri në drejtim të një automjeti në lëvizje.
Nga të shtënat fatmirësisht nuk ka të lënduar. Policia shton se janë identifikuar autorët e dyshuar: një baba dhe dy djemtë e tij. Ata janë identifikuar si Pren Gjoka, Henrik Gjoka dhe Paris Gjoka.
Njëri prej djemve dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të automjetit. Autoritetet po vijojnë kontrollet për kapjen e tyre.
“Kurbin/Informacion paraprak. Rreth orës 18:55, në afërsi të hyrjes së qytetit të Laçit, në rrethana ende të paqarta, është qëlluar me armë zjarri në drejtim të automjetit me të cilin lëvizte shtetasi M. N.
Nga të shtënat nuk ka shtetas të dëmtuar.
Nga veprimet e shpejta janë identifikuar autorët e dyshuar: shtetasi P. Gj. dhe dy djemtë e tij, shtetasit H. Gj. dhe P. Gj. (njëri prej tyre dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të automjetit), ndërsa vijojnë kontrollet për kapjen e tyre.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të rastit dhe dokumentimin e plotë të rastit”, njofton policia.
Publikohet fotoja e 40-vjeçarit të ekzekutuar në Shkodër, dyshohet se u vra për gjakmarrje
Kapet në Tiranë 48-vjeçari i dënuar me 13 vjet burg në Itali për shfrytëzim prostitucioni (EMRI)
72-vjeçarja me demencë humb kontaktet me familjen në Vlorë, apel për ta gjetur
- 13:53 Publikohet fotoja e 40-vjeçarit të ekzekutuar në Shkodër, dyshohet se u vra për gjakmarrje
- 13:53 Temperaturat ekstreme, zjarrfikësit e Gramshit dalin në ndihmë të qytetarëve: Mos ndizni zjarre
- 13:36 Kapet në Tiranë 48-vjeçari i dënuar me 13 vjet burg në Itali për shfrytëzim prostitucioni (EMRI)
- 13:28 Kalaja e Gjirokastrës ndër monumentet e kulturës më të vizituara
- 13:23 Korçë, Festivali Internacional i Muzikës ngjit në skenë yjet e baletit
- 13:18 OBSH: Rastet me kancer do të rriten me 66.7% deri në 2050