Të ulet përkohësisht TVSH-ja për produktet e shportës, thotë eksperti i ekonomisë
Për ekspertin e ekonmisë, Klodian Muço duhet të ulet për një periudhë kohore të përkohshme, ulja e TVSH-së për produktet e shportës për shkak të krizës së çmimeve.
Në një intervistë për “Euronews Albania”, Muço tha se në ulja e përkohshme e TVSH-së do të bëjë që të ardhurat të shkojnë në xhepat e qytetarëve.
“Nëse do e bënim në Shqipëri dhe do e bënim për një periudhë të përkohshme, 3 mujore, kjo do të kishte një efekt direkt te qytetarët shqiptarë, këto të ardhura do të shkonin në xhepat e tyre.
Në të gjitha vendet që kanë bërë një reduktim të përkohshëm të TVSH-së, gjithmonë koha ka treguar që të ardhurat shkojnë në xhepat e qytetarëve. Më tepër sesa një ulje të TVSH-së për shportën e konsumit në mënyrë të përhershme, do propozoja një ulje të TVSH-së për një periudhë të përkohshme, 3 ose 6 mujore”, theksoi ai.
Partitë opozitare propozuan 8 pika për të mbrojtur qytetarët dhe tregun nga çmimet e larta.
Në një dalje për mediat ditën e djeshme, Partia Demokratike dhe Partia e Lirisë kërkuan reduktim të taksave të naftës, rritje të rrogave e pensioneve dhe subvencionim në transportin publik.
LEXONI GJITHASHTU
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta