Teatri eksperimental nis sezonin e ri, shfaqjet që do të jepen
Teatri Eksperimental është I pari teatër që do të nisë shfaqjet teatrale për vitin 2025, duke nisur nga e enjtja.
Në skenë do të ngjiten dy shfaqje, “Lezetet e mëkatit bashkëshortor për publikun e rritur dhe shfaqja një “Tigër në Shtëpi” për vogëlushët. Ky sezon do të nisë me rivënie ndërsa premiera e parë do të jetë në fillim të muajit shkurt, ndërkohë do ti jepet kohë bordit në përzgjedhjen e premierave të reja.
Teatri I Kukullave do të nis shfaqje duke nisur nga kjo fundjavë ku e çel sezonin e ri me një vepër shqiptare, me legjendën e Rozafës.
Ndërsa teatrot e tjera, aktivitetin turistik për sezonin e ri do ta nisin pas javës së tretë të janarit.
Teatri Metropol do të nisë sezonin më 18 janar me rivënien e shfaqjes për fëmijë “Së prapthi”, ndërsa për publikun e rritur do të vijojë shfaqja e Spiro Dunit, e cila premierën e pati në fund të dhjetorit.
Teatri Kombëtar i Operas dhe Baletit, i cili pas shkarkimit të drejtoreshës Abigela Voshtina është në drejtimit e drejtorit të komanduar Aulon Naçi, do të rikthehet në skenë me shfaqjen në mesin e janarit ku dhe do të prezantohet dhe kalendari artistik.
Po kështu do të jetë dhe për Teatrin Kombëtar, i cili rikthehet me rivënien në skenë të veprës “Turjela” .
Ndërsa Muzeu Historik Kombëtar i cili aktualisht është nën rikonstruksion do të drejtohet nga Elenita Roshi, e njohur për kontributin e saj në fushën e kulturës.
Ikonat e Onufrit dhe Shpatarakut tërheqin turistët, rritet interesi për Muzeun e Artit Mesjetar në Korçë
Shtëpia ku lindi i madhi Faik Konica në harresë, thirrje që të kthehet në muze
Historia e heroit të mitologjisë greke Odisesë rikthehet në ekranet botërore
- 22:29 AF Elbasani përgatitet për duelin e kthimit me BATE Borisov, prezanton përgatitësin e ri atletik
- 22:23 Sulmuesi Kristi Bespallov shfaqet te Karvina, e ardhmja mes Çekisë dhe Superiores
- 22:21 Deputeti i PS-së, Qose: Mbështetja në BE nuk është për PS-në dhe as refuzim për PD-në, është meritë e Shqipërisë
- 22:11 Lufta në Lindjen e Mesme! Administrata Trump ka vendosur sanksione të reja
- 22:10 “PD me 35 amendamente në Komitetin BE-Shqipëri”, Spahia: Pasqyrojnë shqetësimet e qytetarëve dhe raportet e ndërkombëtare
- 21:59 Rama reagon për uljet e Review-ve: Turpi alla-shqiptarçe kapi piramidën e Google, i nxorrëm nga bloza digjitale bizneset