Teherani paralajmëron Trumpin: Çdo ndërhyrje e SHBA-së rrezikon destabilizimin e rajonit

2 Janar 2026 | 20:50

Një këshilltar i Liderit Suprem të Iranit, Ali Larijani, paralajmëroi presidentin Donald Trump të mos e “destabilizojë” Lindjen e Mesme, pasi presidenti amerikan tha se Shtetet e Bashkuara mund t’u vijnë në “ndihmë” protestuesve nëse autoritetet përdorin dhunë.

Një pjesë e Iranit është në mes të një lëvizjeje proteste që filloi në Teheran të dielën për shkak të rritjes së kostove të jetesës dhe është zgjeruar duke përfshirë kërkesa politike.

“Trump duhet ta dijë se çdo ndërhyrje amerikane në këtë çështje të brendshme do të ishte e barabartë me destabilizimin e të gjithë rajonit dhe do të dëmtonte interesat amerikane”, u përgjigj Ali Larijani, i cili kryeson autoritetin më të lartë të sigurisë në Iran.

Përleshjet lokale midis protestuesve dhe forcave të sigurisë lanë gjashtë të vdekur në pjesën perëndimore të vendit, sipas mediave lokale.

Donald Trump tha në faqen e medias sociale Truth Social se “nëse autoritetet iraniane qëllojnë mbi protestuesit dhe i vrasin ata, Shtetet e Bashkuara do të veprojë për t’i shpëtuar”.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Ukraina kërkon 6.6 miliardë euro nga fondi i paqes i BE-së për ndihmë ushtarake

Ukraina po u kërkon partnerëve të saj të Bashkimit Evropian të ofrojnë 6.6 miliardë euro të disponueshme në kuadër të Fondit Evropian të Paqes për...
09:45 | 01/07/2026

Vance: SHBA-ja kërkon që Irani të bëjë lëshime domethënëse

Nënpresidenti amerikan, JD Vance, tha se Uashingtoni do ta gjykojë Teheranin nga sjelljet e jo nga retorika e tij, duke theksuar se qëllimi i negociatave...
09:43 | 01/07/2026

Pas temperaturave të larta, stuhia e fuqishme godet Rumaninë! 1 viktimë dhe qindra shtëpi të dëmtuara

Një stuhi e fuqishme përfshiu kryeqytetin rumun Bukuresht dhe 20 qarqe të mërkurën, duke vrarë një person dhe duke dëmtuar dhjetëra shtëpi dhe automjete, thanë...
09:37 | 01/07/2026