Teknika e re për prodhimin e verës, Brazili po rrit industrinë e produktit

15 Gusht 2023 | 20:41

Me klimën e tij mbizotëruese tropikale, Brazili është shumë më pak i njohur për verën sesa prodhuesit e tjerë të Amerikës së Jugut, Argjentina dhe Kili. Por një teknikë e re prodhimi e zhvilluar nga studiues brazilianë në vitet 2000, po ndihmon që të prodhohet rrush me cilësi të mirë dhe verëra që kohët e fundit po bëjnë bujë.

Enologu francez Jean-Michel Barcelo thotë se varieteti i rrushit që prodhohet në kryeqytetin Brasilia është i jashtëzakonshëm.

“Ajo që kam gjetur është se këtu kemi verëra me një shprehje aromatike veçanërisht interesante, me varietete rrushi shumë të vështirë për t’u gjetur. Kështu që unë mendoj se potenciali është mjaft i jashtëzakonshëm.”

Ndërkohë Ronaldo Triacca, pronar i vreshtit Villa Triacca, thotë se kategoria e verërave të reja që po prodhohet në dimër vjen duke u shtuar.

“Brazili prodhon verëra të shkëlqyera në zonën e jugut, por këtu në Rrafshnaltën Qendrore, këtu në Brasilia, kjo kategori e re e verërave dimërore të prodhuara po rrit cilësinë e verës braziliane.”

Të impresionuar nga vera kanë mbetur dhe turistët.

Çelësi është një teknikë e quajtur “krasitje e dyfishtë”, në të cilën prodhuesit krasitin hardhitë e tyre dy herë në vit, një herë në dimër dhe një herë në verë. Kjo u mundëson atyre të shtyjnë sezonin e vjeljes së rrushit deri në korrik dhe gusht.

Rajoni i Brasilias, ka vetëm 10 vreshtari, të gjitha të hapura vitet e fundit. Por industria po rritet. Toka bujqësore kushtuar prodhimit të verës u rrit në 88 hektarë vitin e kaluar.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Pas muajsh tensionesh politike SHBA-Spanjë, Sanchez dhe Trump takohen në finalen e Kupës së Botës

Kryeministri spanjoll Pedro Sanchez dhe Presidenti i SHBA-së Donald Trump u takuan ballë për ballë të dielën , pas gati dy vitesh tensionesh publike dhe...
09:59 | 20/07/2026

Sulmet amerikane në Iran, vritet një person dhe plagosen disa të tjerë

Një person është vrarë dhe disa të tjerë janë plagosur pasi ushtria amerikane sulmoi qytetin në veriperëndim të Iranit. Majid Farshi, drejtor i përgjithshëm i...
09:57 | 20/07/2026

Goditet një anije pranë brigjeve të Omanit, përfshihet nga flakët

Autoriteti detar i Mbretërisë së Bashkuar, UKMTO njoftoi të hënën se një anije është në flakë dhe aktualisht është duke lundruar në brigjet e Omanit,...
09:36 | 20/07/2026