Temperaturat në Siberi bien në -56 gradë, Moska mbulohet nga bora

4 Dhjetor 2023 | 16:41

Temperaturat në pjesë të Siberisë kanë rënë në minues 56 gradë të hënën, ndërsa kryeqyteti i Rusisë, Moska, është përballur me reshje rekorde të borës dhe pengesa në fluturime.

Në Republikën Saka, e cila ndodhet në verilindje të Siberisë dhe është shtëpi e Jakutskut, njërit prej qyteteve më të ftohta në botë, temperaturat ranë në minus 50 gradë, sipas Institutit Hidrometeorologjik të këtij vendi.

Në Oimiakon, një zonë në Saka, temperaturat ranë në minus 56 gradë të hënën mbrëma.

Meteorologët rusë thanë se do të jetë sikur të ishte më shumë se minus 60 gradë në Oimiakon, duke marrë parasysh erën dhe lagështinë e ajrit dhe se temperaturat do të bien edhe më shumë gjatë natës.

“Në pjesën evropiane të Rusisë, në territoret siberiane dhe urale, acari pritet të rritet në javët e para të dhjetorit”, tha Instituti Kombëtar Hidrometeorologjik i Rusisë.

Pothuajse e gjithë Saka ndodhet nën sipërfaqen e ngrirë të tokës. Në rajonin e kryeqytetit, Yakutsk, i cili shtrihet rreth 5.000 kilometra në lindje të Moskës, temperaturat ishin rreth minus 44 deri në minus 47 gradë.

Temperaturat prej minus 50 gradëve janë bërë më pak se të zakonshme në vitet e fundit, për shkak të ndryshimit klimatik.

Kryeqyteti rus u përball me një ndër reshjet më të mëdha të borës deri më tani më 3 dhjetor. Më shumë se 35 centimetra borë ranë vetëm brenda një dite.

Fluturimet u shtynë në disa prej aeroporteve të Moskës, si pasojë.

Temperaturat në Moskë dhe në rajonet rreth kryeqytetit parashihen të bien në rreth minus 20 gradë në fund të kësaj jave./REL

LEXONI GJITHASHTU:

 

 

 

 

 

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump

Bllokada detare e ushtrisë amerikane ndaj anijeve që shkojnë dhe vijnë nga portet iraniane rifilloi në afatin e fundit në orën 4 pasdite sipas kohës...
22:21 | 14/07/2026

Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në

Zëvendësministri i Jashtëm i Iranit, Kazem Gharibabadi tha të martën se Teherani “nuk ka detyrime” ndaj marrëveshjes 14-pikëshe me SHBA-në që u arrit muajin e kaluar. “Thelbi...
22:18 | 14/07/2026

Numri i të vdekurve nga tërmetet në Venezuelë rritet në 4,734

Numri i të vdekurve nga tërmetet e njëpasnjëshme të muajit të kaluar në Venezuelë u rrit në 4,734, tha të martën Presidenti i Asamblesë Kombëtare...
21:44 | 14/07/2026