Tenderi 3 mln euro, avokati i zyrtarit të Bashkisë Bulqizë: Paguhej 40 mijë lekë
GJKKO ka lënë në fuqi masën e sigurisë “Arrest në burg” kryebashkiakun e Bulqizës, Lefter Alla dhe 12 zyrtarët e tjerë të kësaj bashkie.
Gazetari i Euronews Albania, Eni Ferhati raportoi se gjatë seancës, avokati Jordan Daci, i cili përfaqësonte një prej zyrtarëve dhe se klienti i tij paguhej 40 mijë lekë në muaj në bashki, duke shprehur pakënaqësinë për arrestimin e tij.
Ndërkaq, avokati i kryebashkiakut, Hysni Demiraj është shprehur se Alla ka qenë më parë biznesmen i fuqishëm dhe nuk ka dikuar në tenderin me vlerë 3 milionë euro.
“Avokatët e disa të akuzuarve janë prononcuar për mediat, Fillimisht, ishte avokati Jordan Daci i cili përfaqësonte një prej zyrtarëve të Bashkisë së Bulqizës, ku tha se klienti i tij ka qenë pjesë e bashkisë me një rrogë prej 40 mijë lekë dhe ata janë futur në burg duke shprehur kështu pakënaqësi në lidhje me vendimin e gjykatës.
Më tej, ishte avokati Hysni Demiraj i cili përfaqëson edhe kryetarin e Bashkisë së Bulqizës, zotin Lefter Alla. Ai tha se zoti Alla ka qenë biznesmen i suksesshëm para se të bëhej kryetar bashkie dhe sipas tij, ai nuk ka ndërhyrë në këtë tender”, raportoi Ferhati.
Alla është vënë pranga me urdhër të SPAK me akuzën e shpërdorimit të detyrës.
Përmes një njoftimi zyrtar, SPAK sqaron se është arrestuar edhe nënkryetari i bashkisë dhe 9 persona të tjerë të cilët në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë konsumuar veprën penale “Shkelje e barazisë së pjesëmarrësve në tenderë apo ankande publike”.
Shkelja e zyrtarëve të bashkisë ka të bëjë me një tender prej 3 mln eurosh për Ndërtimi rrjetit furnizimit dhe rrjetit shpërndarës Ujësjellësi dhe ndërtimi i rrjetit të KUZ, Lagja e vjetër, qyteti Bulqizë, Bashkia Bulqizë.
LEXONI GJITHASHTU
Amnistia penale, Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve: U liruan 553 persona, 863 të dënuar përfituan zbritje të dënimit
Mbajtën peng dhe kërcënuan një 70-vjeçar në shtëpinë e tij për ta grabitur, arrestohen 3 persona në Himarë
Vrasja e Martin Canit, Apeli lë në fuqi dënimin me 16 vite burg për Mario Përlleshajn
- 13:26 Amnistia penale, Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve: U liruan 553 persona, 863 të dënuar përfituan zbritje të dënimit
- 13:24 Tërmetet me 4,700 viktima në Venezuelë, BE-ja ofron 20 milionë euro shtesë për ndihmë humanitare
- 13:16 Zidane gati të marrë drejtimin e kombëtares së Francës pas epokës së Deschamps
- 13:08 SHBA-të nisin një valë të re sulmesh kundër Iranit
- 12:58 Mbajtën peng dhe kërcënuan një 70-vjeçar në shtëpinë e tij për ta grabitur, arrestohen 3 persona në Himarë
- 12:52 Dorëzohen firmat që kërkojnë shkarkimin e liderit të LDK-së, Lumir Abdixhiku