Dështimi i tenderit të rindërtimit, zv. kryetari i Bashkisë Tiranë: U paraqitën oferta mbi fondin limit

21 Prill 2020 | 17:46

Ka kaluar 1 muaj që kur nisi procedura për rindërtimin e shtëpive të prekura nga tërmeti i 26 nëntorit. Fondi Shqiptar i Zhvillimit hapi tenderin në datën 10 mars ndërsa Bashkia e Tiranës në 12 mars. Që të dy tenderët u anuluan nën argumentin se kompanitë nuk plotësonin kriteret teknike dhe ofertat e paraqitura nga ato ishin shumë të larta.

Euronews Albania i është drejtuar të dy institucioneve për të mësuar më shumë për këtë procedurë prokurimi, emrat e kompanive që kanë garuar dhe kur do të rihapet gara. Fondi Shqiptar i Zhvillimit ka sjell listën me 17 kompani ku vetëm një është kompani e huaj, dy janë bashkim operatorësh ekonomik shqiptar dhe të huaj ndërsa 14 kompanitë e tjera janë të gjitha shqiptare.

Zv. Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Arbjan Mazniku duke folur për këtë çështje gjatë një interviste për “Euronews Albania”, tha se ka pasur dy hallka që çuan në dështimin e tenderit. Z. Mazniku u shpreh se, disa kompani kishin probleme në dokumentacion ndërsa ofertat e rregullta kishin një çmim mbi tavanin e vendosur.

“Tenderi u hap në kohë rekord pas miratimit të vendimit nga Këshilli i Ministrave. Kompanitë nuk patën kohë ose mundësi siç duket për të paraqitur dokumentet dhe financat e duhura. Ndaj u desh që ta pezullojmë dhe ta rihapim në vijim. Disa kompani kishin mungesë dokumentacion ndërsa disa kishin ofertë më shumë se sa fondi limit”, theksoi zv. kryetari i bashkisë së Tiranës.

Në mënyrë që të mos shkohet në një tjetër dështim, z. Mazniku bëri të ditur se një grup pune po rishikon elementet që çuan në dështimin e tenderit në mënyrë që të bëhen ndryshimet e duhura.

“Po rishikojmë termat e kontratës për ta bërë më të aksesueshëm për sa më shumë kompani që të mos kemi këtë rezultat. Ka një grup pune që po merret ekzaktësisht me këtë gjë. Për të parë se cilat elementë që çuan nuk patën kompani të suksesshëm në këtë garë që kanë të bëjmë me financimin dhe kriteret dhe më pas do t’i bëjmë publike”, tha ai.

Lexoni gjithashtu:

Mazniku: Shkolla “Sami Frashëri” do të shembet brenda kësaj jave

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Linda Rama rrëfen hapat e karrierës së saj përballë gazetares Ilva Tare

Në një intervistë ekskluzive për gazetaren, Ilva Tare, aktivistja dhe gruaja e angazhuar, Linda Rama rrëfeu mbi karrierën e saj sfiduese, mënyrën si e ka...
22:36 | 18/06/2021

Kultura dhe dialogu politik në Shqipëri, sipas optikës së Linda Ramës

Aktivistja Linda Rama në një rrëfim ekskluziv për “Ilva Now” në Euronews Albania analizoi etapat në të cilat ka kaluar dialogu politik në Shqipëri, që...
22:13 | 18/06/2021

“Jemi akoma me plagë të hapur”, Linda Rama përlotet ndërsa rrëfen për humbjen e Aneta Ramës

E ftuar në emisionin “Ilva Now”, aktivistja e shoqërisë civile dhe intelektualja e angazhuar, znj. Linda Rama foli ndër të tjera edhe për marrëdhënien e...
22:02 | 18/06/2021