Tenori Ramë Lahaj humb nënën dy orë para shfaqjes dhe detyrohet të ndërpresë programin

8 Gusht 2021 | 17:55

Sheshi “Skënderbeu” në Prishtinë u mbush mbrëmë më spektatorë, për të shijuar koncertin ‘Rama Lahaj & Friends’ shoqëruar nga Orkestra Filarmonike e Kosovës.

Tenori Kosovar me famë botërore, Ramë Lahaj u ngjit në skenë, para 3 mijë spektatorëve, me një dhimbje të madhe.

Dy orë para koncertit kishte ndërruar jetë nena e tij, megjithatë tenori vendosi të mos e anulonte koncertin.

Kishte parashikuar një repertor të gjerë, por këndoi vetëm një pjesë, e me pas u kërkoi ndjesë spektatorëve, që respektuan dhimbjen e tij

Festivali mblodhi në Prishtinë emra të njohur të muzikës operistike kosovare dhe ndërkombëtare si dirigjenti, Antonello Allemandi, sopranoja Lana Kos, baritoni Simone Piazzola dhe të tjerë.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Kolona zanore e filmit “Odisea” nga Nolan u frymëzua nga polifonia shqiptare! Kompozitori regjistroi barinjtë e Jugut në orën 4 të mëngjesit

Një pjesë e shpirtit të Shqipërisë do të dëgjohet në një nga filmat më të shumëpritur të viteve të fundit. Kompozitori fitues i çmimit Oscar,...
15:44 | 15/07/2026

Simfonia e 9-të e Beethovenit, kryevepra e muzikës klasike ngjitet në skenën e TKOB

Një nga kryeveprat botërore më ndikim në histori të muzikës klasike, Simfonia e 9-të e Beethovenit, do të ngjitet në skenën shqiptare të Teatrit Kombëtar...
19:18 | 14/07/2026

Ndahet nga jeta ikona e humorit Todi Llupi

Arti dhe kultura fierake kanë humbur një nga figurat e tyre më të dashura. Është ndarë nga jeta aktori dhe humoristi i njohur Todi Llupi,...
10:33 | 14/07/2026