Tension diplomatik midis Çekisë e Rusisë, dëbohen zyrtarët e ambasadave
Lajme që supozohen të rreme kanë shkaktuar tension midis Çekisë dhe Rusisë, duke i bërë dy vendet të përzënë disa diplomatë.
Çekia përzuri dy zyrtarë të ambasadës ruse më 5 qershor, pasi u akuzuan se kishin shpërndarë lajme të rreme në lidhje me një komplot për vrasjen e tre politikanëve në Pragë, përfshi kryebashkiakun e qytetit, Zdenek Hrib.
Pas kësaj lëvizjeje, Ministria e Jashtme ruse thirri ambasadorin çek për sqarime dhe më pas shpallën dy diplomatë çekë “non grata”, duke u lënë kohë deri të mërkurën që të largohen nga vendi bashkë me familjet.
“Kjo masë është përgjigje ndaj veprimeve armiqësore të Çekisë, duke u bazuar mbi akuza absurde dhe të pavërteta”, deklaroi pala ruse.
Lajmet në mediat çeke thoshin se Rusia po i thurte ato plane vrasjeje nëpërmjet helmimit pasi ishte zemëruar nga vendimi i bashkisë së Pragës për të hequr statujën e Ivan Stepanovic Konevit, një komandanti sovjetik që kishte ndihmuar me çlirimin e Republikës Çeke nga nazistët.
Pas lajmeve, kryebashkiaku i Pragës dhe dy politikanë të tjerë u morën në mbrojtje nga forcat e rendit.
Pavarësisht vërtetësisë së lajmeve, heqja e statujës shkaktoi përplasje diplomatike midis Rusisë dhe Çekisë. Moska nisi një hetim për “përdhosje publike të simboleve të lavdisë së ushtrisë ruse”.
Ministri rus i mbrojtjes, Sergei Shoigu, i kërkoi Pragës që ta dërgonte statujën në Moskë.
Një tjetër përplasje ishte krijuar dhe në shkurt, kur sheshit përpara ambasadës ruse në Pragë iu ndryshua emri dhe iu vendos ai i ish-udhëheqësit të opozitës ruse, Boris Nemtsov, i cili u vra në vitin 2015.
“Rrezik përçarje nëse duan të ulen të gjithë te vendi i shoferit” Kikia heq paralele me protestën
“Propozova të shpallej zonë e mbrojtur”,Bino: Nuk jemi kundër investimeve, teli me gjemba na kujtoi kampet
“Kam bërë gabime” Çipa: Berisha e tha hapur, lideri mban peshën e dështimeve
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta