Tensione në Francë, demonstruesit dhe policia përleshen në rrugë 

20 Mars 2023 | 22:56

Qeveria franceze u ka mbijetuar dy votave të mosbesimit, duke i hapur rrugën zbatimit të reformës së pensioneve që ka ngjallur protesta të reja. Demonstruesit u përleshen me policinë në rrugë këtë të hënë.

France 24 raporton se në lagjen e tretë të Parisit, protestuesit bllokuan rrugët dhe u vunë flakën gomave dhe koshave të plehrave.

Qeveria i mbijetoi “ngushtë” votimit të parë, të nisur me iniciativën e deputetëve të opozitës, e indinjuar që presidenti Emmanuel Macron përdori një fuqi të veçantë kushtetuese për të zbatuar reformat jopopullore të pensioneve pa votim në parlament. Gjithsej 278 deputetë votuan për mosbesim, që është vetëm nëntë vota më pak se 287 që nevojiten për të rrëzuar qeverinë e Elizabeth Bourne, raporton portali France 24.

Gjatë deklaratës për mocionin e dytë të mosbesimit ndaj qeverisë, të paraqitur nga Marine Le Pen nga partia e ekstremit të djathtë Aleanca Kombëtare, pati vetëm 94 vota “pro”, raporton CNN.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Macron kundër sondazheve që nxjerrin fituese Le Pen në 2027: Mos parashikoni më të keqen për francezët

Presidenti francez Emmanuel Macron u ka bërë thirrje qytetarëve të Francës që të mos u besojnë parashikimeve të sondazheve që nxjerrin Marine Le Pen si...
18:05 | 17/07/2026

Hungaria nis hetimet ndaj ish-ministrit të jashtëm për lidhje të dyshuara me Rusinë

Kryeministri hungarez Peter Magyar tha se një hetim është nisur për marrëdhëniet e ish-ministrit të Jashtëm Peter Szijjarto me Rusinë, por nuk pranoi të zbulonte...
17:57 | 17/07/2026

Gjuriç në Uashington, nis procesi i Dialogut Strategjik mes SHBA-së dhe Serbisë

Procesi i Dialogut Strategjik ndërmjet Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Serbisë nisi të premten, më 17 korrik në Uashington. Takimin mes zyrtarëve amerikanë dhe...
17:54 | 17/07/2026