Tensionet me Venezuelën, Trump dërgon luftëanijet në Karaibe

24 Tetor 2025 | 21:05

Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Pete Hegseth, ka urdhëruar dërgimin e një grupi sulmues të transportuesve të avionëve nga Evropa drejt rajonit të Karaibeve, në kuadër të një operacioni të gjerë të forcave të armatosura amerikane në atë zonë.

Sipas njoftimit zyrtar nga Pentagon, grupi sulmues “Gerald R. Ford”, së bashku me krahun ajror të lidhur me të, po dërgohet për të “çmontuar organizatat kriminale transnacionale dhe për të luftuar narkoterrorizmin”. Deklarata është bërë publike nga Sekretari i Shtypit i Pentagonit, Sean Parnell, përmes një postimi në platformën X.

Luftëanija “Gerald R. Ford” ishte ankoruar pranë portit të Splitit, në Kroaci, më 21 tetor, çka e vendoste më shumë se 5,000 milje larg Karaibeve. Kjo do të thotë se grupit do t’i duhen disa ditë për të mbërritur në pozicion për çdo veprim të mundshëm ushtarak.

Zyrtarët amerikanë kanë deklaruar se dislokimi i forcave është pjesë e një fushate kundër trafikimit të drogës. Sipas CNN,  Presidenti Donald Trump ka shqyrtuar gjithashtu mundësinë e sulmeve të drejtpërdrejta ndaj Venezuelës.

“Gerald R. Ford” cilësohet si luftëanija më e madhe e ndërtuar ndonjëherë në botë, dhe përbën krenarinë e flotës amerikane.

Në një deklaratë të dhënë mëngjesin e së premtes, Sekretari Hegseth njoftoi gjithashtu se forcat amerikane kishin kryer gjatë natës një sulm ndaj një anijeje që, sipas tij, operonte nga një kartel droge dhe kontrabandonte narkotikë në Karaibe.

Sipas të dhënave zyrtare, në këtë sulm janë vrarë gjashtë persona, duke e çuar në 43 numrin e përgjithshëm të të vrarëve dhe në 10 numrin e anijeve të shkatërruara, që prej fillimit të fushatës ushtarake muajin e kaluar.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Një i paraburgosur mbërrin pa shenja jete në spitalin e Vlorës

Një i paraburgosur në Institucionin e Paraburgimit të Vlorës ka mbërritur pa shenja jete në spital. Sipas informacioneve paraprake, ai është ndjerë keq brenda ambienteve...
22:28 | 15/07/2026

Nis të zbatohet amnistia penale për 1300 të burgosur, lirohen 541 të parët

Ka nisur këtë të mërkurë zbatimi i ligjit për amnistinë penale në të gjitha institucionet e ekzekutimit të vendimeve penale në vend, duke sjellë lirimin...
21:40 | 15/07/2026

E rëndë në Vlorë, makina e Policisë Bashkiake përplas një fëmijë

Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur në Vlorë teksa një makinë e Policisë Bashkiake ka përplasur një fëmijë. Burime bëjnë me dije se...
20:52 | 15/07/2026