Tensionet në Kuvend, Berisha: Do të vazhdojmë betejën, është aksion pa kthim

9 Nëntor 2023 | 09:33

Ish-kryeministri Sali Berisha është shprehur se Parlamenti do të jetë institucioni qëndror që kryeministri Edi Rama do të marrë ndëshkimin e merituar.

Komentet Berisha i bëri në një deklaratë për mediat jashtë Parlamentit, në pritje të nisjes së seancës plenare të ditës së sotme.

Ai tha se gjëja më e përgjegjshme dhe më e shenjtë që mund të bëjë një deputet është të mbrojë të drejtën kushtetuese.

Sipas Berishës, alternativa e opozitës përballë arrogancës së pushtetit të Ramës do të ishte bojkoti i Kuvendit, por shtoi se kjo do të ishte një dëshirë e Ramës dhe se nuk do të ndodhte.

“Edi Rama iku njëherë në Paris, kësaj here në Marsejë. Kësaj here hajduti shkon me avion privat personal. Megjithatë, parlamenti do jetë institucioni qendror ku ai do marrë atë që meriton. Asgjë nuk zbulohet paraprakisht.

Nuk ka më gjë normale, gjëja më e përgjegjshme, më e shenjtë që mund të bëjë një deputet është të mbrojë të drejtën kushtetuese. Ata që betohen në Kushtetutë, duhet ta mbrojnë atë me çdo çmim. Deputetët prej një muaji nuk po bëjnë asgjë tjetër veccse po mbrojnë Kushtetutën.

Mendoj se ky është vendimi më i përgjegjshëm. Alternativa e këtij vendimi do të ishte bojkoti, por bojkoti do të ishte një dëshirë dhe kënaqësi e Edi Ramës, të cilën nuk do ia plotësojmë. Ne do vazhdojmë betejën.

Ai ka një muaj që nuk hyn në parlament, nuk respekton interpelanca, nuk respekton pyetje, nuk respekton asgjë, çka shkel Kushtetutën, kurse ne mbrojmë Kushtetutën. Ne vlerësojmë progres-raportin dhe konstatimin e tij se në këtë parlament, Kushtetuta shkelet me dy këmbët.

Por natyrisht janë shqiptarët që duhet t’i japin përgjigjen e merituar këtyre akteve të pashembullta. Dje, Edi Rama bëri sikur do paraqitet në interpelancë dhe tani sikur i doli papritmas i doli ky problem.

Po edhe sikur në Hënë të niset, do zbresë prapë dhe do marrë atë që meriton. Ky është një aksion pa kthim. Një aksion që do kalojë në të gjithë stadet e veta deri në rivendosjen e Kushtetutës në parlament dhe në vend”, është shprehur Berisha.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Reforma Administrativo-Territoriale, PD kërkon shtyrjen e afatit të Komisionit deri në tetor

U zhvillua këtë të mërkurë mbledhja e radhës e Komisionit të Posaçëm Parlamentar për Reformën Administrativo-Territoriale. Gjatë mbledhjes, Partia Demokratike kërkoi shtyrjen e afatit të...
14:37 | 15/07/2026

Hita mbledh drejtuesit e Policisë në qarqe: Prioritet siguria gjatë sezonit turistik dhe goditja e krimit

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, zhvilloi një takim pune me drejtorët e drejtorive vendore të Policisë në qarqe dhe drejtuesit e...
14:09 | 15/07/2026

Mbajtën peng dhe kërcënuan një 70-vjeçar në shtëpinë e tij për ta grabitur, arrestohen 3 persona në Himarë

Policia e Himarës ka finalizuar operacionin e koduar “Shuma”, duke arrestuar tre persona të dyshuar për tentativën e grabitjes së një 70-vjeçari në fshatin Borsh....
12:58 | 15/07/2026