Tentoi të vriste kushëririn e tij një vit më parë, arrestohet 29-vjeçari në Tiranë
Policia e Tiranës ka finalizuar operacionin e koduar “Lokacioni”, duke arrestuar Mario Nelën 29 vjeç, i cili ishte në kërkim për një tentativë vrasjeje.
Ngjarja ndodhi më 11 shtator 2024, kur shtetasi Mario Nela tentoi të vriste kushëririn e tij, shtetasin E. N., në bashkëpunim me babanë dhe vëllanë e tij, shtetasit me iniciale G. N. dhe E. N., të cilët u kapën dhe u ndaluan menjëherë pas ngjarjes.
Pas gjetjes së 29-vjeçarit nga Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 3, Gjykata e Tiranës ka caktuar për të masën e sigurisë “Arrest në burg”.
I arrestuari akuzohet për veprat penale “Vrasja me paramendim”, mbetur në tentativë, kryer në bashkëpunim, dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”.
Materialet procedurale janë referuar në Prokurorinë e Tiranës për veprime të mëtejshme.
LEXONI GJITHASHTU:
Zbardhet atentati ndaj servisit të celularëve në Kamëz, arrestohet 18-vjeçari që qëlloi me kallashnikov
Tentoi të përplaste me makinë nënën e bashkëjetueses, arrestohet 28-vjeçari në Lezhë
Të shtëna me armë zjarri ndaj një servisi celularësh në Babrru, kapet i dyshuari 18-vjeçar
- 11:33 Fundjavë e zjarrtë! Ja cilat janë qytetet me temperaturat më të larta
- 11:11 Ikballe Huduti non grata”! Ministri Lamallari zbulon detaje pse u mor vendimi
- 10:27 Zbardhet atentati ndaj servisit të celularëve në Kamëz, arrestohet 18-vjeçari që qëlloi me kallashnikov
- 10:15 Goditen dy raste të kultivimit të kanabisit në Shkodër, arrestohen dy persona! Ndiqet penalisht kryeplaku i Vuklit
- 10:06 Qeveria miraton rregullat e reja për pezullimin dhe heqjen e licencave për bastet online
- 09:44 Tentoi të përplaste me makinë nënën e bashkëjetueses, arrestohet 28-vjeçari në Lezhë