Tentojnë të kalojnë me makinë lumin Osum, “foristradën” me 3 persona e merr rrjedha
Një incident që mund të kishte pasoja të rënda është regjistruar gjatë orëve të para të mëngjesit të së hënës në fshatin Malinat në bashkinë e Poliçanit.
Një automjet, foristradë tip Ford, me targa AA 357 LN, në përpjekje për të kaluar lumin midis fshatit Mbrakull dhe Malinat, ka ngecur në ujë. Rrymat dhe rrjedha e lumit e kanë marrë fuoristradën përpara, duke e fundosur atë.
Mësohet se shoferi i mjetit ka mundur të dalë me not në breg për të kërkuar ndihmë, ndërkohë që dy shtatasit e tjerë që udhëtonin me: Ilir Ballolli, Taulant Bakushi, kanë mbetur të kapur mbi baxhanë e makinës.
Pas sinjalizimit të marrë për ngjarjen në orën 02:30 të mëngjesit, në zonë kanë shkuar efektivë të shumtë të Repartit Zjarrëfikës të Beratit dhe efektivë të policisë, të cilët kanë bërë të mundur shpëtimin e banorëve të bllokuar në mes të rrjedhës së lumit Osum.
Gjatë aksionit për shpëtimin e dy shtetasve, një efektiv i zjarrëfikësve të Beratit ka rrezikuat seriozisht jetën, pasi rrymat e forta të lumit e kanë tërhequr drejt rrjedhës.
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta