Tentuan ta rrëmbejnë 7 persona të armatosur, detaje nga atentati në Shkozë

19 Tetor 2023 | 14:35

Një 21-vjeçar u sulmua mbrëmjen e të mërkurës dhe u godit me sende të forta ndërkohë që autorët tentuan ta rrëmbenin.

Mësohet se autorët e sulmit kanë qenë 7 persona të cilët ishin duke lëvizur me dy automjete. Të maskuar dhe të armatosur, ata i kanë zënë prit të riut, i cili ka qenë në makinë më një vajzë që po drejtonte mjetin.

Sulmi ka qenë i mirë organizuar, pasi dyshohet se autorët kanë vëzhguar lëvizjet e 21-vjeçarit i cili kishte vetëm 1 javë që ishte kthyer nga Anglia në Shqipëri.

Pas vëzhgimit të lëvizjeve në zonën e Shkozës autorët kanë ndaluar dhe i kanë bërë pritë.  Në vendin e ngjarjes është gjetur edhe një karikator arme me fishekë, por policia në njoftimin zyrtar tha që nuk ka pasur të shtëna me armë.

21-vjeçari Hysen Xhakolli është goditur me sende të forta dhe është tentuar të merret peng nga autorët e sulmit. Autorët janë larguar me dy automjetet.

Grupi hetimor ka emrat e personave të cilët janë autorë të atentatit, por ende nuk janë shpallur në kërkim nga policia.

Shkak i ngjarjes dyshohet se është bërë një konflikt i ndodhur rreth 1 vit e 4 muaj më parë. I riu pas dëmtimeve të rënda në kokë është transportuar drejt Traumës ku ka marrë ndihmë mjekësore.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026