Tentuan të vidhnin një automjet në Dhërmi, arrestohen 25-vjeçari dhe 17-vjeçarja

1 Maj 2026 | 17:06

Një tentativë për vjedhjen e një automjeti është parandaluar nga Policia në Dhërmi, ndërsa në pranga kanë rënë një 25-vjeçar dhe një 17-vjeçare, të dyshuar si bashkëpunëtorë në këtë veprimtari kriminale.

Sipas njoftimit zyrtar, shërbimet e Policisë reaguan menjëherë pas marrjes së informacionit për vjedhjen e një automjeti tip “Land Rover”, duke bërë të mundur lokalizimin dhe ndalimin e tij në kohë.

Gjatë ndërhyrjes, drejtuesja e automjetit nuk iu bind urdhrave të Policisë dhe, në përpjekje për t’u larguar, shkaktoi dëmtime në automjetin e vjedhur.

Pas hetimeve, 25-vjeçari u arrestua për disa vepra penale, përfshirë “Vjedhje e mbetur në tentativë”, “Mosbindje ndaj urdhrit të Policisë” dhe “Largim nga vendi i aksidentit”. Ndërkohë, 17-vjeçarja u arrestua për “Vjedhje e mbetur në tentativë”, “Drejtim të parregullt të mjetit”, “Shkatërrim të pronës” dhe “Mosbindje ndaj urdhrit të Policisë”.

Nga hetimet paraprake rezulton se dy të rinjtë kishin shkuar në Dhërmi me një automjet tip “Benz”, fillimisht me qëllim blerjen e automjetit. Duke përfituar nga mungesa e pronarit, 17-vjeçarja e kishte marrë mjetin pa leje dhe ishte larguar.

Policia bëri me dije se në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar dy automjetet, ai i autorëve dhe automjeti që u tentua të vidhej, ndërsa hetimet vijojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Si ikën Rama? Xhafo zbulon 2 mënyrat dhe bën llogarinë e mandateve…

Gazetari Endri Xhafo i ftuar këtë të enjte në “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur mbi mënyrat se si kryeministri Edi Rama...
22:22 | 16/07/2026

“Drafti i Spiropalit”, Manjani: Nuk është projekt politik

Juristi Ylli Manjani këtë të enjte i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me mocionin e dorëzuar në...
21:51 | 16/07/2026

Dita e 47-të, qytetarët njoftojnë protestë para Parlamentit më 23 korrik. Nisin marshimin në rrugët e Tiranës

Protesta e aktivistëve dhe qytetarëve në Tiranë ka hyrë në ditën e saj të 47-të. Pas qëndrimit para Kryeministrisë, ka nisur marshimi në rrugët e...
21:26 | 16/07/2026