Teoritë konspirative për linë e majmunëve në rrjetet sociale

26 Maj 2022 | 10:30

Lija e majmunëve është përhapur deri më tani në 20 vende të botës dhe ndërkohë nuk mungojnë as teoritë konspirative.

Ashtu si me COVID-19, përhapja e lisë së majmunëve ka çuar në një mori dezinformatash që shfaqen në mediat sociale rreth virusit dhe shpërthimit të tij.

Disa mbështesin idenë se ky virus është krijuar nga njeriu dhe është përhapur qëllimisht.

Ndërsa të tjerë pretendojnë se grup i caktuar lëshoi një version të modifikuar të lisë së majmunëve nga një laborator, i cili më pas u përhap në të gjithë globin. Sipas teorisë konspirative, data që ata zgjodhën për shpërthimin ishte 5 qershori i vitit të kaluar.

Nuk ka munguar edhe një reagim nga Iniciativa për Kërcënimet Bërthamore, e cila i hedh poshtë këto teori.

“Pas zbulimit të fundit të rasteve të lisë së majmunëve në shumë vende, raporti i NTI-së për ushtrimin është shfaqur në një numër mediash sociale, duke vënë në dukje se skenari imagjinar shoqërues paraqiste një shpërthim të lisë së majmunëve me një datë fillimi që përafërsisht përkon me shpërthim aktual. Fakti që disa vende aktualisht po përjetojnë një shpërthim të lisë së majmunëve është thjesht një rastësi”, u tha në deklaratë.

Iniciativa për Kërcënimet Bërthamore kërkoi t’u tërhiqte vëmendjen midis liderëve të lartë globalë për nevojën urgjente për të përmirësuar aftësitë ndërkombëtare për të parandaluar dhe për t’iu përgjigjur pandemive.

Ndërkohë ka hedhur poshtë pretendimet se lija e majmunëve është një sëmundje e re.

Organizata Botërore e Shëndetësisë i përshkroi të martën infektimet e fundit si një situatë ‘të kontrollueshme’ dhe se gjasat për një rritje të shpejtë të infeksioneve mbetën mjaft të ulëta në tërësi.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Përfundon San Fermin, 57 të plagosur gjatë vrapimeve tradicionale me dema në Spanjë

Dhjetë persona u plagosën gjatë vrapimit të tetë dhe të fundit me dema në festivalin tradicional në Pamplona të Spanjës, duke e çuar në 57...
19:14 | 14/07/2026

“Nuk ka më kohë”, alarmi gjerman: Pa armët amerikane nuk e ndalni dot Putinin

Gjermania duhet të vazhdojë të blejë armë si dhe avionë luftarakë nga SHBA-ja për t’iu kundërvënë kërcënimit nga Vladimir Putin, edhe pse Evropa po ndërton...
19:01 | 14/07/2026

Studimi: Ish-futbollistët profesionistë kanë rrezik për depresion dhe ankth

Ish-futbollistët profesionistë kanë rrezik më të lartë për depresion, ankth dhe ndryshime në tru, sipas një studimi të ri të prezantuar në Konferencën Ndërkombëtare të...
18:38 | 14/07/2026