Tërheqja e trupave nga baza ushtarake e Katarit, zyrtari amerikan: Masë paraprake pas tensioneve në rajon
Disa personave nga baza ushtarake në Katar u është kërkuar të evakuohen. Një zyrtar amerikan tha për CNN të mërkurën se personelit në bazën më të madhe ushtarake amerikane në Lindjen e Mesme u është kërkuar të largohen.
Ky evakuim vjen ndërsa administrata Trump po shqyrton ndërmarrjen e veprimeve ushtarake kundër Iranit. Zyrtari e përshkroi vendimin si një maskë paraprake duke pasur parasysh tensionet aktuale në rajon.
Baza u shënjestrua nga Irani në qershor, pasi SHBA-të goditën objektet bërthamore të Iranit. Tani, ndërsa presidenti i SHBA-së Donald Trump po shqyrton sulme të mundshme ndaj Iranit, baza mund të bëhet përsëri një shënjestër.
SHBA-të ndërmorën hapa për të evakuuar bazën në qershor gjatë luftës Izrael-Iran, përpara se të godisnin objektet bërthamore të Iranit.
Presidenti i Hungarisë firmos amendamentin, i jep fund mandatit të tij
Zohran Mamdani shqyrton arrestimin e Netanyahut nëse viziton Nju Jorkun për Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së
Komanda Qendrore e SHBA-së: Dy ushtarë amerikanë kanë vdekur dhe një tjetër është zhdukur pas një sulmi në Jordani
- 22:44 Aksident i rëndë në Vlorë, humb jetën gazetari Enrik Mehmeti
- 22:06 Dy turistë gjermanë humbën orientimin në malin e Çikës, njëri plagoset pas rrëzimit. Vijon operacioni i shpëtimit
- 21:52 Protesta do të vazhdojë në gusht?! Aktivistja Merko: Jemi në ditën e 49-të, ai shesh është përsëri me njerëz
- 21:31 “Jam deputete e pavarur”, Marjana Koçeku për Euronews: Do e mbështes protestën e 23 korrikut përpara Parlamentit
- 21:30 Dita e 49-të e protestës, nis marshimi i qytetarëve në rrugët e kryeqytetit (VIDEO)
- 20:54 Presidenti i Hungarisë firmos amendamentin, i jep fund mandatit të tij