Tërmet i fuqishëm prej 6.2 ballësh godet Kretën, lëshohet alarm për cunami

22 Maj 2025 | 07:59

Një tërmet me magnitudë 6.2 ballë goditi mëngjesin e sotëm brigjet verilindore të Kretës, duke tronditur pothuajse gjithë ishullin grek dhe duke shkaktuar përkohësisht alarm për cunami.

Epiqendra e tërmetit u lokalizua rreth 58 kilometra në verilindje të qytetit bregdetar të Eloundës, sipas Shërbimit Gjeologjik të SHBA-së. Tërmeti ndodhi në det të hapur, në orën 03:19 të mëngjesit (me orën lokale), në një thellësi prej 68.9 kilometrash.

Qendra Sizmologjike Euro-Mesdhetare raportoi se ngjarja kryesore u pasua nga disa pasgoditje, përfshirë një lëkundje të fortë pranë bregdetit të Malias. Në Heraklion, lëkundjet u ndjenë të forta dhe zgjatën disa sekonda, ndërsa pasgoditja kryesore u përjetua për afro një minutë.

Autoritetet greke lëshuan menjëherë një alarm për cunami, duke paralajmëruar banorët dhe turistët të qëndronin larg vijës bregdetare, derisa të kalonte rreziku. Deri tani nuk ka raportime për dëme materiale apo të lënduar.

Tërmeti i sotëm vjen vetëm një javë pas një tjetër tërmeti me magnitudë 6.0 ballë që ndodhi në brigjet lindore të Kretës, pranë ishullit Fry. Ekspertët kanë vërejtur një rritje të aktivitetit sizmik në zonën e Egjeut Jugor, përfshirë edhe afërsinë me Santorinin.

Autoritetet vijojnë të monitorojnë situatën, ndërsa sizmologët paralajmërojnë për pasgoditje të mundshme në orët dhe ditët në vijim.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mbi 65 mijë të evakuuar në Spanjë dhe Francë, zjarret dalin jashtë kontrollit

Më shumë se 65 mijë persona janë evakuuar në Spanjë dhe Francë, ndërsa zjarret e mëdha vijojnë të përhapen, duke shkatërruar mijëra hektarë pyje dhe...
20:49 | 24/07/2026

Trump sulmon BE-në pas gjobës ndaj Google: SHBA nuk është “banka derrkuci” e Evropës

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, reagoi ashpër përmes një postimi në platformën Truth Social, duke akuzuar Bashkimin Evropian se po shënjestron padrejtësisht kompanitë...
20:38 | 24/07/2026

Tragjedi në Portugali, vogëlushja humb jetën pasi u harrua për tetë orë në autobusin e shkollës

Një ngjarje tragjike ka tronditur Portugalinë, ku një vajzë 18-muajshe ka humbur jetën pasi dyshohet se ka qëndruar për rreth tetë orë brenda një autobusi...
20:17 | 24/07/2026