“Tërmet” mediatik në SHBA, kongresmeni: Mos na detyroni të zgjedhim midis qenëve dhe myslimanëve
Një deklaratë e publikuar në rrjetin social X nga kongresmeni republikan Randy Fine ka shkaktuar reagime të forta në Shtetet e Bashkuara.
“Nëse na detyrojnë të zgjedhim, zgjedhja midis qenve dhe myslimanëve nuk është e vështirë”, – shkroi Fine, në përgjigje të komenteve të bëra nga një drejtues i një grupi pro-palestinez lidhur me pronarët e qenve që nuk pastrojnë mbetjet e kafshëve të tyre në rrugët e New York City.
Postimi i tij nxiti menjëherë një valë kritikash, ndërsa demokratët kërkojnë dorëheqjen e kongresmenit ose përballjen e tij me masa disiplinore. Fine, megjithatë, i mbrojti komentet gjatë një interviste televizive, duke argumentuar se deklarata e tij ishte keqinterpretuar.
Udhëheqësi i pakicës në Dhomën e Përfaqësuesve, Hakeem Jeffries, e cilësoi Fine si “islamofob dhe fanatik të papenduar”, duke e konsideruar të papranueshme mungesën e një reagimi të fortë nga Kryetari republikan i Dhomës, Mike Johnson.
Jeffries paralajmëroi se demokratët “nuk do ta lënë pa pasoja një sjellje të tillë raciste dhe fanatike”, duke lënë të kuptohet se masa disiplinore mund të ndërmerren nëse partia e tij rifiton kontrollin e Dhomës së Përfaqësuesve pas zgjedhjeve të mesit të mandatit në nëntor, ose edhe më herët.
Reagime të ashpra erdhën edhe nga krahu progresist i Partisë Demokratike. Përfaqësuesja Alexandria Ocasio-Cortez e cilësoi deklaratën si “një nga më të neveritshmet që ka parë ndonjëherë nga një zyrtar amerikan”, duke kërkuar censurimin e Fine dhe përjashtimin e tij nga komisionet parlamentare. Sipas saj, injorimi i një retorike të tillë do të thotë normalizim i saj.
Regjistër publik për autorët e dhunës në familje, Irlanda miraton legjislacionin
Franca dhe Gjermania zgjerojnë partneritetin mbrojtës, ndërsa Evropa kërkon më shumë autonomi ushtarake
Zjarr masiv në Norvegji, digjen 50 banesa (VIDEO)
- 22:24 Berisha për deklaratat e ministres serbe: Ndjesa e një monstre, përsëris kërkesën për shpalljen e saj ‘non grata’
- 22:16 Dedaj: Spiropali do ministri, po bën presion për të kapur post në PS
- 21:55 Regjistër publik për autorët e dhunës në familje, Irlanda miraton legjislacionin
- 21:45 “PD të reflektojë”, Nurellari: Ka humbur zgjedhjet e s’bën mbledhje për Këshillin Kombëtar
- 21:28 Kuçana sqaron rezolutën që i nisi Berishës: Ne duhet të reagojmë si parti
- 21:08 Kanosën gazetarin në aksin rrugor Librazhd-Elbasan, procedohen penalisht dy persona