Tërmet në Itali, qytetarët dalin në rrugë
27 Prill 2024 |
10:27
Lëkundje tërmeti me magnitudë 4 të shkallës Rihter janë regjistruar mëngjesin e së shtunës pranë Napolit në Itali.
Mediat italiane raportojnë se banorët e Napolit janë zgjuar të frikësuar, ndërsa shumë kanë dalë në rrugë si pasojë e frikës për ndonjë lëkundje edhe më të fortë. Tërmeti ka qenë me epiqendër në zonën e Campi Flegrei, ndërsa thellësia ishte vetëm 3 kilometra.
“Goditja e mëngjesit të sotëm ishte e fortë. Ne kemi marrë menjëherë masat siç bëjmë zakonisht së bashku me Mbrojtjen Civile në të tilla raste. Për momentin nuk kemi raportime për të lënduar”, ka thënë kryebashkiaku i Pozzuoli, aty ku janë ndjerë më shumë lëkundjet.
Pas tërmetit të parë janë regjistruar edhe dy lëkundje të tjera më të lehta.
LEXONI GJITHASHTU:
- Aksident në Maltë, dy shqiptarë bien nga kati i tretë pasi shembet çatia
- “Shqiptarët paradoksal për politikën”- Kajsiu: Votojnë gjithmonë të njëjtat parti
Lajme të Sugjeruara
Lëkundje të forta tërmeti në orët e para të mëngjesit në Turqi, sa ishte magnituda
Një tërmet me magnitudë 5 ballë goditi provincën Malatya të Turqisë juglindore këtë mëngjes dhe u ndje në provincat fqinje pa shkaktuar dëme ose viktima, tha Agjencia Turke...
Regjistër publik për autorët e dhunës në familje, Irlanda miraton legjislacionin
Irlanda ka miratuar legjislacionin për të krijuar regjistrin e parë publik në vend të autorëve të dhunës në familje. I njohur si Ligji i Jennie-s,...
Franca dhe Gjermania zgjerojnë partneritetin mbrojtës, ndërsa Evropa kërkon më shumë autonomi ushtarake
Udhëheqësit e Gjermanisë dhe Francës u zotuan të premten të thellojnë bashkëpunimin në mbrojtje dhe të kundërshtojnë konkurrencën e fortë ekonomike nga Kina, e cila,...
- 08:47 Policia e Kosovës hedh poshtë akuzat e Dioqezës së Rashkës dhe Prizrenit për “presion ndaj serbëve”
- 08:34 Lëkundje të forta tërmeti në orët e para të mëngjesit në Turqi, sa ishte magnituda
- 08:26 37-vjeçari dhunon djalin e bashkëjetueses në Korçë, i riu me plagë në kokë. Policia jep detajet (VIDEO)
- 08:19 Deklarata e ministres serbe, Konjufca letër Kallas. Kërkon takim ose bisedë telefonike për të diskutuar çështjen
- 08:08 Plagoset me armë 50-vjeçari në Sarandë, në gjendje të rëndë në spital. Policia jep detajet (EMRI+FOTO)
- 22:24 Berisha për deklaratat e ministres serbe: Ndjesa e një monstre, përsëris kërkesën për shpalljen e saj ‘non grata’