“Shqiptarët paradoksal për politikën”- Kajsiu: Votojnë gjithmonë të njëjtat parti
Politologu Blendi Kajsiu është shprehur se shqiptarët votojnë gjithmonë të njëjtat parti politike.
Komentet Kajsiu i bëri në emisionin “Barometri” në Euronews Albania, ku komentoi gjetjet e sondazhit.
Kajsiu tha gjithashtu se shqiptarët janë paradoksal, pasi ankohen më shumë për politikën, por njëkohësisht janë edhe më luajalët në Ballkan në raport me forcat politike.
“Sipas kësaj pyetjeje shumica e shqiptarëve mendojnë se Shqipëria është demokraci. Pra për të interpretuar pyetjen mund ta ndajmë në 3 kategori. Nga 1 te 4 është diktaturë dhe nga 7 te 10 është demokraci. 5-6 do ishin regjim hibrid mes demokracisë dhe diktaturës. Pra 35 % besojnë se Shqipëria është një regjim hibrid. Këtu fillon një surprizë.
Kemi nga njëra anë pakënaqësi me politikën, që e shikojmë edhe te vlerësimi i partive politike, por nga ana tjetër, shumica e qytetarëve mendojnë se Shqipëria është demokraci. Dhe kjo është një nga paradokset e politikës shqiptare që ndoshta kolegët mund ta shpjegojnë, që nga njëra anë shqiptarët ankohen shumë për politikën dhe pikërisht këta njerëz vijojnë të njëjtat parti politike.
Pra Shqipëria është surprizë në raport me rajonin përsa i përket luajalitetit ndaj partive politike. Ndoshta këtu klientelizmi, punësimi përmes rrjeteve, shpjegon se përse shqiptarët vijojnë të votojnë të njëjtët aktorë, edhe pse janë të pakënaqur me ta”, tha Kajsiu.
LEXONI GJITHASHTU:
“Ishin zgjedhjet më të vështira”, profesor Mavros shpjegon si u ngrit PS në fund
“PS mori 34 mijë vota më pak se 2021 dhe siguroi 83 mandate”, ja si e arsyeton Çeka
Barometri vs KQZ, ballafaqimi i shifrave për zgjedhjet e 11 majit
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë