Politologu: Shqiptarët kanë më të rëndësishme politikën se fenë në jetën e tyre
Politologu Blendi Kajsiu është shprehur se shqiptarët kanë më të rëndësishme politikën sesa fenë në jetën e tyre.
Komentet Kajsiu i bëri në emisionin “Barometri” në Euronews Albania, ku komentoi gjetjet e sondazhit.
Ai tha se shifrat nuk reflektojnë thjeshtë interesin për politikën, por pakënaqësinë për politikën dhe sipas tij, të rinjtë në Shqipëri, por edhe në botë, ndihen më të papërfaqësuar.
“Kam përshtypjen që interpretimi i pyetjes nga ana e qytetarëve është pak më i ndryshëm nga formulimi. Për shqiptarët ideja nëse është i interesuar për diçka, lidhet me sa shumë i pëlqen ajo gjë. Pra kur them nuk më intereson kjo, po them gjithashtu që nuk më pëlqen kjo gjë. Sepse mua më duket shumë e vështirë që të pranosh se feja është më e rëndësishme në jetën e shqiptarëve se politika.
Në një vend ku feja për të gjithë ata që e njohin nuk është një faktor i rëndësishëm, për të mos thënë që është fare pak i rëndësishëm. Por kur ata thonë që feja më intereson më shumë se politika, do të thotë që ata janë më të kënaqur me fenë se me politikën. Pra këto shifra nuk reflektojnë thjeshtë interesin për politikën, por pakënaqësinë me politikën.
Sepse kur themi politika në Shqipëri, nënkuptojmë partitë politike dhe politikanët. Fakti që të rinjtë janë më të pakënaqurit nuk është surprizues, sepse janë ata që ndihen më larg politikës, por jo vetëm në Shqipëri, por ky është një problem global, që rinia ndihet e papërfaqësuar”, tha Kajsiu.
LEXONI GJITHASHTU:
“Ishin zgjedhjet më të vështira”, profesor Mavros shpjegon si u ngrit PS në fund
“PS mori 34 mijë vota më pak se 2021 dhe siguroi 83 mandate”, ja si e arsyeton Çeka
Barometri vs KQZ, ballafaqimi i shifrave për zgjedhjet e 11 majit
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë