“Shqiptarët më të lidhur me politikën, se perëndimorët”-Hasimja: Kjo është arsyeja
Politologu Ermal Hasimja tha se shqiptarët janë më të lidhur me politikën se sa popujt e perëndimit dhe arsyeja kryesore e kësaj është se shteti është punëdhënësi më i madh në Shqipëri.
I ftuar në “Barometri” në Euronews Albania Hasimja tha se Shqipëria është vendi që në raport me popullsinë ka numrin më të lartë të njerëzve të punësuar në administrata publike, ndaj kjo sjell ndikim në mënyrën se sa e afërt është politika në familjet e gjithsecilit.
“Nuk është vetëm në Shqipëri që njerëzit janë më pak të interesuar për politikën. Çudia në Shqipëri, sipas perceptimit tim, është se njerëzit në Shqipëri janë më të lidhur me politikën se sa në një vend perëndimorë.
Te shqiptarët politika është shumë më e ndjeshme, një nga arsyet e thjeshta të kësaj është se shteti është punëdhënësi më i madh sot në vend. Jemi një nga ato vende që në raport me numrin e popullsisë kemi numrin më të madh të administratës publike.
Duke e ditur se si funksionon një pjesë e mirë e administratës, klientelizmi, punësimi nëpërmjet fushatave, e të tjera, natyrisht që politika është shumë e rëndësishme”,-tha Hasimja.
LEXONI GJITHASHTU:
“Ishin zgjedhjet më të vështira”, profesor Mavros shpjegon si u ngrit PS në fund
“PS mori 34 mijë vota më pak se 2021 dhe siguroi 83 mandate”, ja si e arsyeton Çeka
Barometri vs KQZ, ballafaqimi i shifrave për zgjedhjet e 11 majit
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë