Tërmet në policinë e Londrës, Raporti: Racizëm e homofobi! Femrat ngacmohen në punë
Një tërmet ka tronditur imazhin e Policisë Metropolitane të Londrës. Sipas një raporti të pavarur të hartuar pak kohë pas rrëmbimit, dhunimit dhe vrasjes së një gruaje të re nga një oficer, forca policore më e madhe në Britani vuan nga racizmi institucional dhe homofobia. Autorja e raportit, baronesha Louise Casey, e ka thënë këtë hapur.
“Mendoj se provat janë të qarta se policia metropolitane nuk mbron për shembull komunitetin me ngjyrë. Nëse shihni kontrollet rutinë, nëse shihni përdorimin e forcës, ajo nuk është në përpjesëtimin e duhur. Ndaj njerëzve me ngjyrë është më e theksuar se ndaj të bardhëve”, tha Casey.
Raporti zbulon histori shqetësuese sa i takon sjelljes së oficerëve. 12 për qind e oficereve femra janë ngacmuar dhe sulmuar në punë, por këto episode shpesh herë janë mbuluar ose minimizuar.
Edhe minoritetet janë tej mase të mbikëqyrura në rrugë dhe nuk u jepet mbrojtje. Përfundimet e raportit janë të zymta: gjysma e popullsisë nuk i beson Policisë Metropolitane, e cila nëse nuk reformohet rrezikon të shpërbëhet.
LEXO GJITHASHTU:
SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
Numri i të vdekurve nga tërmetet në Venezuelë rritet në 4,734
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë