Tërmeti gjunjëzoi Turqinë, Erdogan tregon masat e emergjencës: Të shpëtojmë njerëzit

Rexhep Tajip Erdogan
7 Shkurt 2023 | 13:16

Presidenti Rexhep Tajip Erdogan në një deklaratë për mediat bëri me dije se kanë shpallur gjendjen e jashtëzakonshme në 10 provinca të Turqisë për tre muaj pas tërmetit tragjik që tronditi vendin.

Ai tha se prioriteti i tyre aktualisht është që të përshpejtojnë  përpjekjet e kërkim-shpëtimit.

“Rëndësia e fatkeqësisë së tërmetit dhe efektet e tij kërkojnë që ne të marrim masa të jashtëzakonshme. Ne shpallim 10 provinca të prekura nga tërmeti si zona fatkeqësish dhe shpallim gjendjen e jashtëzakonshme për 3 muaj. Prioriteti ynë është të përshpejtojmë përpjekjet e kërkim-shpëtimit, më pas do të fillojmë shpejt heqjen e mbeturinave dhe më pas rindërtimin”- tha Erdogan.

Presidenti turk njoftoi se aktualisht janë 3549 të vdekur dhe 22168 të lënduar, ndërsa shtpi se të gjitha hotelet janë vënë në dispozicion të të prekurve nga tërmeti.

Ai falënderoi dhe vendet që i kanë ardhur në ndihmë.

“Duke u nisur nga vendet afër zonës së fatkeqësisë, po bëhen masat e Kemi marrë oferta ndihme nga 70 vende të ndryshme deri më tani, kemi biseduar me 18 krerë shtetesh dhe qeverish të cilët na kanë thirrur në telefon. Mbështetja e bashkësisë ndërkombëtare është e vlefshme për ne me efektin e saj moral. Dëshiroj të falënderoj secilin nga vëllezërit dhe motrat tona nga i gjithë rajoni ynë që qëndrojnë pranë kombit tonë me lutjet e tyre”- theksoi ai.

LEXONI GJITHASHTU: 

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump

Bllokada detare e ushtrisë amerikane ndaj anijeve që shkojnë dhe vijnë nga portet iraniane rifilloi në afatin e fundit në orën 4 pasdite sipas kohës...
22:21 | 14/07/2026

Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në

Zëvendësministri i Jashtëm i Iranit, Kazem Gharibabadi tha të martën se Teherani “nuk ka detyrime” ndaj marrëveshjes 14-pikëshe me SHBA-në që u arrit muajin e kaluar. “Thelbi...
22:18 | 14/07/2026

Numri i të vdekurve nga tërmetet në Venezuelë rritet në 4,734

Numri i të vdekurve nga tërmetet e njëpasnjëshme të muajit të kaluar në Venezuelë u rrit në 4,734, tha të martën Presidenti i Asamblesë Kombëtare...
21:44 | 14/07/2026