Tërmeti i fortë në Filipine shkon në 72 viktima dhe 264 të plagosur

2 Tetor 2025 | 13:24

Numri i të vdekurve nga tërmeti me magnitudë 6.9 ballë që goditi ishullin Cebu të Filipineve është rritur në 72. Agjencia e mbrojtjes civile shtoi se 294 persona u plagosën.

Shumë ndërtesa u shembën, ura u shkatërruan si dhe u regjistruan ndërprerje të energjisë elektrike në zonat pranë epiqendrës së tërmetit. Më shumë se 170,000 njerëz u prekën nga lëkundjet ndërsa shumë që kanë refuzuar të kthehen në shtëpi nga frika nga lëkundjet pasuese.

Presidenti filipinez, Ferdinand Marcos Jr. fluturoi për në Bogo të enjten për të vlerësuar dëmet dhe për të ofruar ndihmë e mbështetje për të mbijetuarit. Vetëm disa ditë më parë, presidenti ishte në rajonin qendror pas një stuhie të fortë që la të paktën 37 të vdekur dhe goditi më shumë se gjysmë milioni njerëz, përfshirë provincën Cebu.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

SHBA ul kohëzgjatjen e vizave për studentët dhe gazetarët e huaj

Administrata Trump ndërmori të enjten hapa për të kufizuar kohëzgjatjen e vizave për studentët e huaj, vizitorët e programeve të shkëmbimit kulturor dhe gazetarët. Rregullorja...
21:15 | 16/07/2026

Rritjet e çmimeve, Shtëpia e Bardhë: Është çrregullim i përkohshme në tregun e naftës

Shtëpia e Bardhë po i kundërshton shqetësimet se ripërtëritja e armiqësive me Iranin po shkakton sërish rritje të çmimeve të naftës dhe gazit. “Mund të...
20:39 | 16/07/2026

Nga biznesi privat te drejtimi i kompanive shtetërore: Kush është kryeministri i ri i Ukrainës?

Parlamenti i Ukrainës ka miratuar më 16 korrik emërimin e Serhii Koretskyi si kryeministër të ri të vendit. Kandidatura e tij mori mbështetjen e 289...
20:15 | 16/07/2026