Test pozitiv për Partizanin, të kuqtë mposhtën kampionët e Maqedonisë

30 Qershor 2023 | 22:35

Partizani vijon përgatitjet përpara ndeshjes së Ligës së kampionëve ndaj Bate Borisov, ndërsa ka zhvilluar një miqësore me Strugën.

Kampionët e Superligës kanë fituar me rezultatin 1-0, ndaj miqve të cilët po ashtu vinin me të njëjtin status. Goli i vetëm i përballjes u shënua nga Mensah në minutën e 65’.

Për trajnerin Zoran Zekiç, pavarësisht fitores, skuadra ka nevojë të përmirësohet.

“Kishte disa probleme. Mendoj se duhet të përmirësohemi në taktikën e lojës, por dhe lojtarët të kenë një formë më të mirë fizike. Formacioni ende nuk është fiksuar, presim dhe dy tre lojtarë të tjerë. Sa i përket Bate Borisov është kundërshtar që duhet respektuar”, tha Zekiç.

Në anën tjetër, tekniku Shpëtim Duro është i kënaqur nga paraqitja e lojtarëve të tij.

“Paraqitja e skuadrës ishte shumë e mirë, sidomos pjesa e parë, jam shumë i kënaqur…”, u shpreh Duro.

Në këtë përballje debutoi dhe sulmuesi i kombëtares shqiptare Eros Grezda, i cili tregoi arsyet pse zgjodhi Partizanin.

Më 11 korrik Partizani pret në ‘Air Albania’ Bate Borisovin, në ndeshjen e parë kualifikuese të UEFA Champions League.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së

Pas tubimit përballë kryeministrisë qytetarë u mblodhën fillimisht para selisë së Partisë Socialiste dhe më pas u drejtuan edhe pranë selisë së Partisë Demokratike. Protestuesit...
23:07 | 03/06/2026

Rama për median ndërkombëtare: Shqipëria nën sulm nga armiqtë dhe në luftë hibride

Kryeministri Edi Rama këtë të mërkurë ka zhvilluar një intervistë për CNN ku ka folur lidhur me protestat që po zhvillohen kundër ndërtimit në Zvërnec....
21:35 | 03/06/2026

Dita e katër e protestës kundër projektit në Zvërnec, përplasje mes policisë dhe protestuesve

Dita e katërt e protestës kundër projektit në Zvërnec ka nisur këtë të mërkurë me tensione. Situata është përshkallëzuar kur protestuesit janë hasur me kordonin...
18:47 | 03/06/2026